Kosova përballet nesër me Gjeorgjinë në orën 18:00 për kualifikueset Katar 2022.
Para ndeshjes ka folur trajneri Bernard Challandes.
None found
“Të dyja ekipet jemi në kërkim të tre pikëve të para, pasi jemi në një grup të fortë me ekipe si Spanja, Suedia dhe Greqia, mund të them që ne dhe Gjeorgjia kemi kualitet të përafërte”.
“Gjeorgjia në ndeshjet e kaluar ka pasur paraqitje të mira është mposhtur krejt në fund nga Spanja dhe ka arritur barazim ndaj Greqisë, sigurisht që ata synojnë fitoren ndaj nesh”.
“Ne hyjmë në këtë ndeshje pas një forme jo edhe aq të mirë por padyshim që synojmë maksimumin ndaj Gjeorgjisë, kjo do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për ne dhe për vazhdimin tonë në këto kualifikime”.
“Ne jemi në një situatë të vështirë, kemi mungesa të shumtë të lojtarëve, shkaku i lëndimeve, disa lojtarë janë pa ekip dhe nuk kemi arritur ti ftojmë ndërsa disa të tjerë kanë probleme shëndetësore. Kështu ne kemi vendosur të ftojmë disa emra të rinj dhe t’iu japim rastin futbollistëve të tjerë që të kemi më shumë opsione”.
“Mungojnë Arbër Zeneli dhe Edon Zhegrova pasi të dy pasi vijnë pas një periudhe e lëndimeve, të dy janë operuar dhe nuk janë të gatshëm fizikisht për këtë duel”
“ Gjithashtu na mungon edhe Blendi Idrizi futbollistë i Schalkes, ndërsa për shkak të situatës me COVID-19 në këtë duel do të na mungojë edhe Milot Rashica”.
Trajneri u pyet nëse do të jetë më e lehtë për Kosovën që ndeshja e nesërme do të luhet pa tifozë.
“Nuk jemi të lumtur që do të luajmë pa shikues, pasi futbolli pa shikues nuk është shumë emocionues, edhe për futbollistët nuk do të jetë e lehtë të luajnë në një stadium pa tifozë”.
“Megjithatë jemi në një situatë të vështirë nga pandemia dhe duhet të mësohemi të luajmë kështu”.
“Unë besoj te këta futbollistë që kam dhe padyshim që synojmë maksimumin ndaj Gjoorgjisë”, përfundoi Bernard Challandes.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…