kosovë

Çfarë ka në 24 hektarët përreth Manastirit të Deçanit?

Që nga përfundimi i luftës së viteve 1998-99 në Kosovë, Manastiri i Deçanit, I cili gjendet në pjesën perëndimore të vendit, kërkon marrjen në pronësi të një sipërfaqeje prej rreth 24 hektarësh. Kjo tokë, që ndodhet përreth këtij manastiri, në kadastër është e shënuar si pronë e dy ndërmarrjeve “Iliria” dhe “Apiko” – e para hotel dhe e dyta fabrikë mjalti.

Pronësia e Manastirit të Deçanit mbi këta 24 hektarë tokë u konfirmua nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës në maj të vitit 2016. Por, këtë vendim, autoritetet lokale të Deçanit nuk e zbatojnë as sot e kësaj dite, duke vlerësuar se kjo sipërfaqe u mor me dhunë në vitet ’90, nga regjimi i udhëheqësit të atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq.

Përveç tokës bujqësore dhe pyllit, në këta 24 hektarë ndodhen edhe dy objekte hoteliere, me rreth 10 objekte të vogla përcjellëse, si dhe objekti i një ndërmarrjeje që në kohën e paraluftës njihej për prodhim të mjaltit.

Rreth 500 metra larg Manastirit të Deçanit, i fshehur mes pishave të larta, ndodhet objekti i hotelit “Iliria”. Ky hotel ishte ndër më të njohurit e kësaj ane në vitet e 70-ta dhe 80-ta.

Përveç që punësonte mesatarisht rreth 40 punëtorë, ai kishte fluks të madh vizitorësh, sidomos gjatë sezonit të verës.

Ky objekt ndaloi së punuari në vitet ’90-ta, kur regjimi i atëhershëm serb vendosi masa të dhunshme në Kosovë, duke mbyllur shumë institucione dhe ndërmarrje. Gjithçka brenda saj është e dëmtuar.

Veç saj, në qoshe të hotelit “Iliria” ndodhet një kompleks tjetër hotelier.

Ndërtimi i tij nisi para luftës së viteve 1998-99, por punimet nuk përfunduan, krejt kjo pasi situate në Kosovës u përkeqësua. Hoteli kishte salla të mëdha e dhoma të shumta, por gjithçka mbetur si ndërtim i vrazhdë.

Objekti i bletarisë “Apiko” është i boshatisur dhe i rrethuar me tela. Këtu kurrë më nuk punoi askush. Që nga viti 1999 këtë objekt e ruan KFOR-I, dhe hyrja në të është e ndaluar. Këtu dikur kishin punuar rreth 30 punëtor deri në fillimin e viteve të ’90-ta.

Të gjitha këto objekte dhe vetë objekti i Manastirit të Deçanit ndodhen brenda asaj që me ligj kualifikohet si Zonë e Veçantë e Mbrojtur dhe përfshin gjithsej 839 hektarë.

Në zona të tilla nuk lejohen ndërtime e as zhvillim i projekteve infrastrukturore, por kjo s’e pengoi manastirin që të shtojë rrethoja guri dhe objekte të tjera përgjatë viteve. /rtk/

të fundit

Tiranë, një 42-vjeçar mbetet i plagosur me armë zjarri në Shkozë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në Shkozë të Tiranës. Nga burime bëhet me…

2 minutes ago

Katër të vdekur në aksidentin në Greqi, Kurti ngushëllon familjet dhe kujton Florida Hoxhën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur pikëllimin e tij për vdekjen tragjike të katër personave, mes tyre edhe tre…

4 minutes ago

Arben Ahmetaj: Rama u konsultua me Ballukun te “Vila e Kuqe”, mandati i katërt i vjedhur do të jetë varrezë politike

Ndërsa rrugët e kryeqytetit po vlojnë nga dita e tretë e protestës studentore e qytetare, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka lëshuar…

7 minutes ago

VIDEO/ Pamje shqetësuese nga protesta në Tiranë, civilë pa identifikim fusin me forcë një person në furgon

Situata më protestën në Tiranë vijon të jetë e përshkallëzuar. Nga ana e policisë është përdorur gaz lotsjellës masivisht dhe…

10 minutes ago

Rrustemi: U përmbush ajo që u tha që në fillim, nuk bëhet fjalë për dorëzim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka komentuar zhvillimet politike në vend,…

15 minutes ago

Majlinda Dhuka pas protestave: Dialogu është rruga drejt familjes europiane

Kryenegociatorja e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, Majlinda Dhuka, ka reaguar me një mesazh pas protestave që…

19 minutes ago