Duke nisur nga sot, përgjegjësitë në zonën përreth Manastirit të Deçanit kalojnë nga KFOR-i te Policia e Kosovës.
None found
Njoftimi për këtë zhvillim është bërë nga Komuna e Deçanit.
Në reagimin e saj, komuna thekson se, gjatë të gjitha takimeve dhe komunikimeve zyrtare me institucionet dhe nivelet e sigurisë në Republikën e Kosovës, ka deklaruar vazhdimisht se Deçani është komunë e qetë dhe e sigurt, si dhe model i bashkëjetesës dhe respektimit të të drejtave të çdo qytetari.
Sipas njoftimit, vendimi i marrë sot nga KFOR-i për t’ia kaluar Policisë së Kosovës përgjegjësitë e sigurisë në hapësirën rreth Manastirit të Deçanit e konfirmon këtë realitet. Komuna e cilëson këtë si një hap me rëndësi në normalizimin e situatës dhe në forcimin e përgjegjësive të institucioneve vendore të sigurisë.
Komuna e Deçanit ka shprehur mirënjohje të thellë ndaj KFOR-it, NATO-s dhe të gjitha shteteve anëtare, të cilat kanë shërbyer dhe vazhdojnë të shërbejnë në Deçan dhe në Republikën e Kosovës. Ajo ka vlerësuar punën e jashtëzakonshme, angazhimin dhe kontributin e tyre të çmuar për ruajtjen e sigurisë dhe paqes.
Në fund të njoftimit thuhet se populli i Kosovës do t’u mbetet gjithmonë mirënjohës për rolin e tyre në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes në vend.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka ngritur shqetësimin për mungesën e barnave dhe problemet me furnizimin në…
UEFA ka shënuar fitoren e parë ligjore kundër FIFA-s në mosmarrëveshjen mbi planin e Gianni Infantinos për të shitur një…
Gjykatësi Kushtetues, Osman Kadriu duke komentuar kërkesat e studentëve për provimin e jurisprudencës ka deklaruar se nuk ka kuptim që…
Pas disa ditësh pasigurie dhe shqetësimi për fatin e saj, Anxhela Shurdha është rikthyer në Shqipëri dhe tashmë ndodhet pranë…
Një skemë e dyshuar mashtrimi dhe falsifikimi dokumentesh për tjetërsimin e 44.100 metrave katrorë tokë shtetërore është zbardhur nga Prokuroria…
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Taksimetri”, duke arrestuar dy persona, të cilët lëviznin me taksi nga Kruja…