Categories: kosovë

Cela kërkon protestë për viktimat e pasluftës në Kosovë: Drejtësia duhet të vlejë për të gjithë

Të mërkurën pritet të bëhet publik vendimi për ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetin Rexhep Selimi, të cilët në Hagë përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza përfshin përndjekje, burgosje arbitrare, torturë, vrasje dhe zhdukje të detyruar.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, në Prishtinë është zhvilluar të shtunën një tubim në mbështetje të të akuzuarve. Aktiviteti u organizua nga platforma “Liria ka emër”.

Të hënën, platforma njoftoi se duke nisur nga 15 shtatori do t’i zhvendosë aktivitetet në Hagë. Atje, në bashkëpunim me diasporën shqiptare, do të mbahet aktiviteti “Nata e Pritjes”.

Platforma ka shprehur shpresën se 16 shtatori, datë kur pritet të shpallet vendimi përfundimtar ndaj ish-krerëve të UÇK-së, do të shndërrohet në një ditë feste për Kosovën.

Ndërkohë, disa deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë bërë thirrje për armatosje. Disa prej tyre kanë deklaruar gjithashtu se, në rast dënimi, përgjegjësi duhet të mbajë edhe NATO.

Fehim Cela, një nga themeluesit e njësitit “Shqiponjat e Zeza”, ka propozuar që vëmendja të përqendrohet edhe te viktimat e vrasjeve dhe krimeve të kryera pas luftës në Kosovë.

Në një deklaratë për gazetën “Bota sot”, Cela tha se familjet e viktimave vazhdojnë të presin përgjigje për identitetin e autorëve, urdhëruesve dhe organizatorëve të këtyre krimeve, si dhe për personat që ndihmuan në mbulimin e tyre.

“Propozoj organizimin e një proteste në mbrojtje të viktimave të vrasjeve dhe krimeve të pasluftës në Kosovë, të gjithë atyre që u vranë, u plagosën ose u sulmuan dhe për të cilët, edhe pas shumë vitesh, e vërteta nuk është zbardhur dhe drejtësia nuk është vendosur.

Ka shumë raste që ende nuk kanë marrë përgjigje. Familjet vazhdojnë të kërkojnë të dinë se kush i vrau të afërmit e tyre, kush dha urdhrat, kush i organizoi krimet dhe kush ndihmoi që ato të mos zbardhen. Emrat dhe rastet janë të njohura, ndërsa historitë e tyre janë trajtuar ndër vite, por drejtësia ka munguar”, deklaroi Cela.

Sipas tij, protestat duhet t’u kushtohen edhe njerëzve që nuk kanë më mundësi të flasin dhe të kërkojnë vetë drejtësi.

“Në një periudhë kur po zhvillohen protesta e mobilizime në mbrojtje të personave të akuzuar apo të dyshuar për krime, duhet të dëgjohet edhe zëri i atyre që nuk mund të flasin më për veten: viktimave.

Duhet të kërkojmë drejtësi për njerëzit e vrarë padrejtësisht, për ata që u bënë objekt atentatesh, për familjet që humbën të dashurit dhe për të gjithë ata që u goditën për shkak të bindjeve të tyre politike, përkatësisë në një parti tjetër apo guximit për të menduar ndryshe”, theksoi ai.

Cela insistoi se tubimi duhet të ketë si qëllim drejtësinë dhe jo përfitimin politik, duke nënvizuar se viktimat nuk mund të përkujtohen vetëm në rastet kur kjo u shërben interesave të caktuara.

“Kjo nuk duhet të jetë një protestë kundër një partie ose në favor të një partie tjetër. Ajo duhet të jetë një protestë për drejtësinë dhe për parimin se asnjë vrasje nuk duhet të harrohet, ndërsa asnjë viktimë nuk duhet të vlerësohet më pak për shkak të bindjeve politike.

Nëse kërkojmë drejtësi për krimet, ajo duhet të kërkohet për të gjithë. Nuk mund të ketë viktima që kujtohen vetëm kur kjo na leverdis politikisht dhe viktima të tjera për të cilat zgjedhim të heshtim.

Prandaj, duhet të organizohet një protestë për viktimat e pasluftës: për të vrarët, të plagosurit, personat ndaj të cilëve u kryen atentate dhe familjet që ende presin drejtësi. Mbi të gjitha, ajo duhet të jetë një protestë për të vërtetën që ende ua kemi borxh.

Pa drejtësi për viktimat, nuk mund të ketë paqe të plotë me të kaluarën”, përfundoi Cela.

Dhomat e Specializuara u krijuan nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2015, pas presionit të fuqishëm të aleatëve ndërkombëtarë. Ato veprojnë në Hagë në bazë të ligjeve të Kosovës, ndërsa trupi gjykues dhe prokuroria përbëhen nga zyrtarë ndërkombëtarë. Katër ish-drejtuesit e UÇK-së ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.

të fundit

Taulant Seferi shkëlqen në Turqi, arrin kuotën e shtatë golave

Taulant Seferi po vazhdon me formë të jashtëzakonshme në futbollin turk, teksa sulmuesi shqiptar ishte protagonist në fitoren bindëse të…

8 minutes ago

Rrëzohet një avion privat në Gjermani, humbin jetën tre persona

Një avion i vogël privat u rrëzua të dielën në një fushë në jug të Mönchengladbach, në Gjermaninë perëndimore, duke…

9 minutes ago

Pas largimit të Sejdiut nga gara presidenciale, Ymeri: Rroftë LDK-ja dhe demokracia

Pas tërheqjes së prof. dr. Bekim Sejdiut nga gara për president të Kosovës, ka reaguar deputetja e Lidhjes Demokratike të…

10 minutes ago

Denoncimi i Ahmetajt/ Përgjimi i ri i Ron Yeffet: Mos dërgoni letra në Ministrinë e Energjetikës, për këtë merrem unë

Një audiopërgjim mes Roni Yeffet dhe tre të huajve, një ukrainas, një rusi dhe Tatianës, e cila ka shërbyer si…

11 minutes ago

Agjenti i Endrickut mohon largimin e mundshëm nga Real Madridi

Endrick po kalon një periudhë të vështirë në fillim të këtij sezoni, pasi sulmuesi brazilian ka mbetur jashtë planeve të…

14 minutes ago

QMK: Of the 14 reported fires, only the one near Borino remains active

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) informon se më 14 shtator 2026, deri në orën 18:00, në vend u regjistruan…

21 minutes ago