Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, theksoi se procesi i reformimit të arsimit duhet të ecë më shpejt, ndërsa për ndërtimin e një sistemi cilësor kërkohet angazhimi i të gjithë akterëve.
None found
Gjatë takimit me përfaqësues të institucioneve arsimore, sindikatave, universiteteve, prindërve, studentëve dhe nxënësve, u arrit dakordim për bashkërendimin e veprimeve në kuadër të reformës arsimore, bëri të ditur Çeku.
Ai njoftoi se po përgatitet Strategjia e re e Arsimit 2035+, që ka për synim sigurimin e arsimit cilësor nga fëmijëria e hershme deri në universitet, si dhe forcimin e njohurive e kompetencave të domosdoshme për zhvillimin e vendit.
Diskutimet përfshinë gjithashtu përgatitjet për nisjen e vitit të ri shkollor, kurrikulën e edukimit në fëmijërinë e hershme, rishikimin e teksteve shkollore dhe profilizimin e universiteteve.
Çeku deklaroi se takime të tilla do të organizohen në mënyrë të rregullt, për të siguruar koordinim të vazhdueshëm gjatë zbatimit të reformave në arsim.
Shoqata Kombëtare e Transportit Urban kundërshton rritjen e propozuar të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) nga 20% në 21%…
Ndotja e ajrit vazhdon të jetë një nga sfidat kryesore mjedisore dhe të shëndetit publik në Kosovë. Kështu vlerëson Avokati…
Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme plenare të mërkurën, më 11 nëntor 2026. Seanca do të mbahet…
Një aksident i rëndë me pasoja tragjike është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në juglindje të Bullgarisë, ku rreth…
Elvis Rexhbeçaj është rikthyer në listën e Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve, pas mungesës…
"Skenari i errët në Maqedoni filloi me dhënien e licencës për Alta Bankën", tha nënkryetarja e LSDM-së Jovana Trençevska, duke…