Categories: kosovë

Burjani: Moskonstituimi i Kuvendit e çon Kosovën në zgjedhje brenda 45 ditësh

Kosova ndodhet përballë një ngërçi të rëndësishëm institucional, pasi po afrohen afatet për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja. Nëse ky proces nuk përmbyllet në ditët e ardhshme, vendi mund të rikthehet në zgjedhje.

Të lidhura

None found

Juristi dhe analisti politik Blerim Burjani deklaron se moskonstituimi i Kuvendit do të pasohet nga zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

“Në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 45 ditëve”, ka thënë Burjani, duke nënvizuar se zhvillimet varen drejtpërdrejt nga konstituimi i Kuvendit.

Burjani shpjegon se, nëse Kuvendi arrin të formohet, institucionet do të kenë në dispozicion afate të përcaktuara për zgjedhjen e drejtuesve të rinj.

“Nëse konstituohet Kuvendi, atëherë 25 ditë janë në dispozicion për t’u zgjedhur Qeveria dhe 60 ditë kohë për t’u zgjedhur presidenti”, është shprehur ai.

Sipas tij, për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, zgjidhja më e favorshme është që fillimisht të sigurojë konstituimin e Kuvendit dhe më pas të vijojë me formimin e Qeverisë.

“Kurtit i bie mirë me konstitu Kuvendin, pastaj Qeverinë, pastaj ka kohë që presidenti të zgjedhet”, ka deklaruar Burjani.

Ai shton se një dështim i radhës në konstituimin e Kuvendit do ta linte Kosovën pa alternativë tjetër përveç organizimit të zgjedhjeve të reja.

“Në të kundërtën, shteti shkon në zgjedhje automatikisht”, ka përfunduar Burjani.

të fundit

Kultivonte kanabis në ngastër, arrestohet në Krujë 62-vjeçari

Policia e Krujës ka finalizuar operacionin e koduar “Baruni”, duke goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrolleve…

27 seconds ago

QMK paralajmëron: Rrezik i lartë nga zjarret në pothuajse të gjithë vendin

Pothuajse i gjithë territori i Maqedonisë së Veriut ka indeks të lartë meteorologjik të rrezikut nga zjarret, sipas analizave të…

7 minutes ago

Zejnulla Gashi dhe Enver Fejzullahu bisedojnë mbi avancimin e aftësive të prokurorëve

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, priti në një takim drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, z. Enver Fejzullahu, i cili e…

14 minutes ago

Mohsen Rezaei, ish-kreu i Gardës Revolucionare, merr një rol të rëndësishëm në aparatin e sigurisë iraniane

Irani ka emëruar Mohsen Rezaein, një prej figurave më të njohura të linjës së ashpër të regjimit, në postin e…

16 minutes ago

Polonia dhe vendet baltike rrisin mbrojtjen e infrastrukturës strategjike, nga frika e një sulmi të inskenuar rus

Polonia dhe shtetet baltike kanë forcuar masat e sigurisë rreth objekteve strategjike, përfshirë centrale energjetike, diga dhe infrastrukturën e gazit,…

16 minutes ago

Nënshtetësia e Albion Rrahmanit ndez debat në FSHF, Tefik Osmani pyet Begajn: Pse talentet kuqezi presin?

Tefik Osmani - Albion Rrahmani - Bajram Begaj Albion Rrahmani u pajis me pasaportën shqiptare, një dekret i firmosur dhe…

16 minutes ago