Burim Ramadani, nënkryetar i Aleancës, ka paraqitur kallëzim penal ndaj ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, duke e akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
None found
Ramadani pretendon se Haxhiu ka vepruar në kundërshtim me ligjin kur ka propozuar Vlorë Spancën për një mandat të ri në postin e Auditore së Përgjithshme.
Sipas deputetit të Aleancës, më 2 shtator 2026 ushtruesja e detyrës së presidentes e ka marrë këtë vendim pa zhvilluar konkurs publik dhe pa intervistimin e kandidates nga një komision i pavarur, procedura që, siç ka theksuar ai, kërkohen nga ligji.
Ai ka vlerësuar se në këtë rast janë cenuar dispozitat e nenit 4 të Ligjit për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit, konkretisht paragrafët 4.4, 4.5.2 dhe 4.9.
Ramadani ka thënë gjithashtu se Haxhiu e ka përdorur funksionin e saj zyrtar për t’i krijuar një personi mundësinë e përfitimit në kundërshtim me ligjin.
Pas dorëzimit të kallëzimit penal, ai është shprehur: “Ligji është mbi të gjithë! Askush nuk duhet të keqpërdorë pozitën zyrtare!”
Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama. Ish-deputeti i…
Vetëm katër skuadra në pesë ligat kryesore evropiane e ruajnë ende statusin e të qenit të pamposhtura për sezonin e…
Dean KlafuriçIsh-mbrojtësi i Tiranës, Rezart Dabulla, ka bërë një analizë të skuadrës aktuale të bardhebluve nën drejtimin e Klafuriç, ndërsa…
Fitorja e BDI-së në Komunën e Brëvenicës, pas së cilës OBRM-PDUKM e quajti VLEN-in "kalë Troje", është një tregues se…
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me situatën në Policinë e Kosovës, duke kërkuar përgjegjësi nga ministri i…
Politikania me përvojë, ish-ministrja socialiste Ermelinda Meksi, përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar pas luftës në PS, pas…