Categories: kosovë

Bugaqku: Miratimi i ndryshimeve për Specialen pa respektuar afatin 72-orësh rrezikon kushtetutshmërinë

Vullnet Bugaqku, ekspert i çështjeve ligjore në Institutin Demokratik të Kosovës, ka paralajmëruar se Kuvendi mund të shkelë Rregulloren e punës dhe rrjedhimisht Kushtetutën, nëse projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara miratohet në lexim të dytë pa u përmbushur afati minimal prej 72 orësh nga miratimi i tij në lexim të parë.

Të lidhura

None found

“Sipas kësaj rregulloreje, nga momenti kur ligji miratohet në lexim të parë deri në votimin e tij në lexim të dytë duhet të kalojnë të paktën 72 orë”, deklaroi Bugaqku për Radion Evropa e Lirë.

Ai sqaroi se ky kufizim kohor mund të anashkalohet vetëm kur vendi ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme ose kur është shpallur gjendje emergjente.

Eksperti i IKD-së iu referua edhe një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të dhjetorit të vitit 2024, e cila kishte gjetur shkelje kushtetuese dhe kishte shfuqizuar 12 ligje për shkak të mosrespektimit të procedurave dhe afateve gjatë miratimit të tyre.

Nëse ndryshimet për Dhomat e Specializuara votohen pa përfunduar 72 orët, rasti mund të dërgohet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Kërkesën për një procedurë të tillë mund ta paraqesin të paktën dhjetë deputetë, presidenti ose Qeveria.

Projektligji kaloi në lexim të parë të hënën, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që shqyrtimi dhe votimi i tij në lexim të dytë të zhvillohen po atë ditë.

të fundit

Mehani sulmon PDK-në: Po e përdorni UÇK-në për interesa politike, historia do t’ju kujtojë

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hyni Mehani, ka kritikuar PDK-në për, siç ka thënë, përdorimin e UÇK-së dhe vendimit të 16…

44 seconds ago

Protestuesit para Kuvendit kërkojnë miratimin e ligjit për Specialen: “S’kemi kohë për ping-pong

Qytetarë të mbledhur jashtë Kuvendit të Kosovës po kërkojnë nga deputetët që të votojnë në lexim të dytë Projektligjin për…

1 minute ago

Filipçe: Vizita e Von der Leyen rrëzoi pretendimet e Mickoskit për identitetin maqedonas

Venko Filipçe tha në konferencën e sotme për shtyp se vizita e Von der Leyen zbuloi gënjeshtrat e Hristijan Mickoskit…

4 minutes ago

Oncology” case: Prosecutor’s Office questions defense expert’s conclusions

Prokuroria kundërshtoi konkluzionet e ekspertëve mbrojtës të Vlladimir Danillovskit mbi terapinë e pacientëve onkologjikë gjatë marrjes në pyetje të sotme…

7 minutes ago

Territorial reform, Bardhi criticizes Socialist lawmakers: Instead of hearing citizens’ voices, we see MPs becoming spokespersons for Edi Rama’s decisions

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me diskutimet për ndryshimin e hartës territoriale dhe…

8 minutes ago

Crisis deepens/ Ukraine faces 205 Russian drones, Estonia reinforces eastern border

Rusia ka lëshuar 205 dronë kundër Ukrainës gjatë një sulmi të nisur mbrëmjen e së dielës, më 4 tetor, dhe…

8 minutes ago