Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka shënuar sot 36 vjet nga Greva e Përgjithshme e 3 shtatorit 1990, duke e vlerësuar atë si një ndër momentet kulmore të qëndresës paqësore në vend.
None found
Në një njoftim për shtyp, kreu i kësaj sindikate, Atdhe Hykolli, nderoi kujtimin e punonjësve dhe gjithë qytetarëve që në ato kohë të vështira u mobilizuan për të mbrojtur të drejtat në punë, dinjitetin njerëzor dhe aspiratat politike e kombëtare.
Sipas BSPK-së, ky aktivitet i 3 shtatorit nuk ishte thjesht një ndërprerje pune. Ai u pa si një kundërpërgjigje e koordinuar ndaj diskriminimit të ushtruar nga regjimi serb, shkarkimeve masive të shqiptarëve nga puna, heqjes së autonomisë dhe goditjes së institucioneve kosovare.
Thirrjes së lëshuar nga sindikata iu bashkuan punëtorë, studentë, artizanë dhe banorë nga e gjithë Kosova, duke e kthyer atë grevë njëditore në një shfaqje masive të rezistencës së paarmatosur.
BSPK nënvizon se punëmarrësit e asaj periudhe treguan se vendi i punës nuk është vetëm burim jetese, por edhe simbol i dinjitetit, përgjegjësisë kolektive dhe lirisë.
“Në formë, Greva e Përgjithshme ishte e heshtur, por përmbajtja dhe jehona e saj qenë të fuqishme”, theksohet në komunikatë.
Sindikata e çmon 3 shtatorin 1990 si një datë kyçe në historinë e lëvizjes sindikale, politike dhe sociale të Kosovës.
Megjithatë, BSPK ka shprehur edhe brenga për situatën e sotme të punëtorëve, duke përmendur nivelin e pagave, shtrenjtësinë e jetesës, sigurinë në punë dhe ngecjet në dialogun social.
Duke rikujtuar 3 shtatorin, kryetari Atdhe Hykolli i drejtohet Qeverisë – partnerit social – me kërkesën që të krijohen pa zvarritje kushtet për të negociuar dhe firmosur Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive, si dhe të dëgjohet zëri i BSPK-së si përfaqësues legjitim i punonjësve të vendit.
BSPK thekson se përkujtimi i kësaj dite duhet të shndërrohet në një përkushtim për ruajtjen e të drejtave të punëmarrësve.
“Lavdi qëndresës së punëtorëve të Kosovës! Nderim Grevës së Përgjithshme të 3 shtatorit 1990!”, përfundon deklarata.
Tragedi e rëndë familjare në Itali, pasi pas ngjarjes së rëndë në Pietralata, tre persona, mes tyre një 14-vjeçar, janë…
Gloria Steinem, gazetarja dhe aktivistja ikonike amerikane që u bë një nga zërat më të fuqishëm të lëvizjes feministe, ka…
Një përleshje e armatosur mes dy prej shërbimeve kryesore të sigurisë së Ukrainës ka tronditur qendrën e Kievit, gjatë një…
Komandanti i Komandës Rajonale-Perëndim (RC-W) të KFOR-it, kolonel Giuseppe De Blasi, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komunës së…
Në kuadër të hetimeve që janë duke u zhvilluar lidhur me rastin për krime lufte në Zubin Potok, të enjten,…
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka përkujtuar sot 36-vjetorin e Grevës së Përgjithshme të 3 shtatorit 1990,…