Categories: kosovë

Besnik Tahiri: VV-ja nuk do ta marrë Presidencën, nuk do të lejojmë krijimin e parti-shtetit

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të lejohet të marrë pozitën e Presidentit të Kosovës pa një pajtim politik.

Të lidhura

None found

“Presidentin nuk do ta marrë pa pasur një pozicion konsensual, pa marrë parasysh se kush çfarë pozicioni ka, sepse ajo është një figurë që duhet të reflektojë unitetin dhe jo partinë. Ne do të punojmë që të pengojmë kthimin e Republikës së Kosovës në parti-shtet”, u shpreh Tahiri.

Sipas tij, nuk mund të arrihet një marrëveshje politike në një kohë kur Kuvendi ende nuk është konstituar.

Duke iu referuar pengimit të hyrjes së deputetëve në Kuvend, Tahiri ngriti pyetjen se mbi çfarë baze po kërkohet një marrëveshje politike.

“Qysh mundet me pasur marrëveshje politike kur nuk ka Kuvend të konstituum. Mbi çfarë logjike mund të arrihet një marrëveshje politike kur neve na u ka parandaluar hyrja në Kuvend dhe Kuvendi nuk ekziston i konstituar, mbi çfarë baze”, tha ai.

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës kanë tentuar sërish sot të hyjnë në sallën e Kuvendit, por ajo ka qenë e mbyllur për ta.

Tags: Albin Kurti

të fundit

Rrustemi: VV-ja do të ftojë partitë në takime për një president konsensual

VV paralajmëron ftesa për takime të reja, Rrustemi: Do të kemi qasjen e njëjtë për President konsensual Me afatin që…

2 seconds ago

Shqipëria përballet sonte me Bjellorusinë në startin e Ligës së Kombeve

Kombëtarja e Shqipërisë nis sonte (e shtunë) aventurën e re në Ligën e Kombeve, teksa në stadiumin “Air Albania” pret…

8 seconds ago

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 80.2 lekë dhe do shitet me…

5 minutes ago

Mehmeti kundër Vuçiqit: Mohimi i katastrofës humanitare në Kosovë sfidon dëshmitë e luftës

Opinionisti Gani Mehmeti ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se në Kosovë nuk kishte ndodhur katastrofë humanitare,…

11 minutes ago

Today marks the 119th day of protests as citizens return to the square: Rama resign!

Vijon sot protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, e cila shënon ditën e 119-të të qëndresës qytetare. Protesta e…

12 minutes ago

Irani propozon armëpushim 7-ditor dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit: Vendimi tani është në duart e SHBA-së

Irani u ka dërguar Shteteve të Bashkuara një plan [...]Read More...

12 minutes ago