Categories: kosovë

Berisha përshëndet marrëveshjen për zgjedhjen e Bekim Sejdiut President të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka përcjellë urimet e tij për Bekim Sejdiun pas marrëveshjes për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Kosovës.

Të lidhura

None found

Berisha uroi gjithashtu kryeministrin e Republikës së Kosovës dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si edhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për marrëveshjen e arritur. Sipas tij, kjo marrëveshje është në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Në mesazhin e tij, kreu i PD-së e vlerësoi Bekim Sejdiun si një personalitet të shquar të Kosovës, me përvojë në jurisprudencën kushtetuese dhe diplomaci. Sejdiu ka qenë ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe ish-ambasador i Republikës së Kosovës në vende të rëndësishme.

“Zoti Bekim Sejdiu, President i Kosovës”, shkroi Berisha në nisje të postimit të tij.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, zoti Albin Kurti, si dhe z. Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, firmosën marrëveshjen për të zgjedhur në postin e Presidentit të Republikës së Kosovës zotin Bekim Sejdiu, një personalitet të shquar të Kosovës në fushën e jurisprudencës kushtetuese, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, si dhe në fushën e diplomacisë, ish-ambasador i Republikës së Kosovës në vende të rëndësishme”, thuhet në postimin e tij.

Berisha deklaroi se, në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, i dërgonte Sejdiut urimet më të përzemërta për marrjen e detyrës së lartë. Ai i uroi sukses dhe mbarësi në këtë funksion, në realizimin e integrimit të Kosovës në BE e NATO, si dhe në forcimin e kontributit të saj për paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal.

“Gjithashtu, me këtë rast uroj përzemërsisht Kryeministrin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosja, dhe kryetarin e LDK-së, z. Abdixhiku, për marrëveshjen e arritur dhe për përzgjedhjen e tyre dinjitoze në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, përfundoi Berisha.

të fundit

Tottenhami fiton 2-0 në fushën e Chelseat

Tottenhami ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Chelseat, duke triumfuar me rezultat 2-0 në derbin londinez.Ndeshja u vendos në pjesën…

4 minutes ago

Nëntë të dyshuar për mashtrim përmes Call Center-ave, një muaj në paraburgim

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe…

11 minutes ago

Napoli dhe Roma ndalen në barazim 3-3 pas një dueli plot kthesa

Napoli dhe Roma kanë dhuruar një ndeshje spektakolare në kuadër të xhiros së tetë të Serie A, duke luajtur baras…

16 minutes ago

Malisheva mposht Drenicën dhe ruan kreun e Superligës

Malisheva ka vazhduar serinë e rezultateve pozitive në Superligën e Kosovës në futboll, duke e mposhtur Drenicën me rezultat 2-0…

22 minutes ago

Spasovski: Ekipet mediatike nga Maqedonia e Veriut u mbajtën në kufi para se të hynin në Serbi

Ekipet gazetareske nga Maqedonia e Veriut, të cilat po udhëtonin drejt Beogradit për të raportuar për zgjedhjet parlamentare në Serbi,…

26 minutes ago

Kurti calls for election turnout: Vote for the “Albanian Coalition” with number 17

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që të marrin pjesë në…

32 minutes ago