Categories: kosovë

Berisha kërkon seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit pas vendimit të Hagës

Veton Berisha, deputet i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), ka deklaruar se është i gatshëm të ofrojë mbështetjen dhe nënshkrimin e tij për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës. Në këtë seancë do të trajtohej gjendja në vend pas vendimit të 16 shtatorit të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së.

Të lidhura

None found

Si përfaqësues i komunitetit egjiptian dhe deputeti i vetëm i PLE-së në Kuvend, Berisha ka vlerësuar se rrethanat aktuale kërkojnë “unifikim politik dhe institucional”.

Ai u ka kërkuar deputetëve të tjerë që ta përkrahin nismën, duke rikujtuar se nevojiten të paktën 40 nënshkrime për të mundësuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme.

Berisha ka deklaruar se pas zhvillimit të seancës mund të hartohet një rezolutë e përbashkët, me të cilën Kuvendi do të shprehte pozicionin dhe përkrahjen e tij për vijimin e procesit gjyqësor.

Sipas tij, pjesë e rezolutës mund të jetë edhe pritshmëria që Gjykata e Apelit ta rishikojë dhe ta korrigjojë vendimin e 16 shtatorit, duke respektuar procedurat dhe standardet ligjore përkatëse.

Ai ka shtuar se Kuvendi mund të analizojë edhe masa të tjera të mundshme kushtetuese dhe ligjore, të cilat bëjnë pjesë në kompetencat e institucioneve të Kosovës.

“Unë jam i gatshëm ta jap nënshkrimin tim. Jo në emrin tim!”, ka shkruar Berisha.

të fundit

Mungoi në listën e Kombëtares, Jasir Asani reagon me ironi: Historia nuk harrohet kurrë

Sylvinho, Jasir Asani & Armando BrojaDitën e sotme, trajneri Rolando Maran ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet…

3 minutes ago

Altin Krasniqi: Dënimi me 25 vjet është shumë i rëndë, babai mund të mos jetë gjallë kur ta përfundojë

Altin Krasniqi tha se Jakup Krasniqi, 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin 25-vjeçar të dhënë…

3 minutes ago

Jashari kërkon anëtarësimin e Kosovës me të drejta të plota në Kartën e Adriatikut A5

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka kërkuar që Kosova të pranohet me të drejta të plota në Kartën e…

4 minutes ago

Data center in Skopje, Mickoski confirms negotiations with six companies

Paralajmërimi për ndërtimin e një Data-Qendre Kombëtare në Maqedoninë e Veriut vazhdon të shkaktojë reagime nga partitë opozitare, ndërsa Qeveria…

12 minutes ago

Burri qëlloi për vdekje bashkëshorten, zbardhen detaje nga krimi i rëndë në Tiranë: Ngjarja ndodhi në sy të nipit të mitur dhe një familjari tjetër (EMRAT)

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi sot Tiranën, ku në rrethana të paqarta burri…

13 minutes ago

KSF to hold “Valor Shield 2026” exercise with the US, Croatian and Albanian armed forces

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar për një ushtrim që do të realizohet bashkë me ushtrinë amerikane, kroate dhe…

13 minutes ago