Categories: kosovë

Bekteshi: Gjashtë vota mund të vendosin mes presidentit dhe zgjedhjeve të reja

Veprimtari Ramazan Bekteshi ka reaguar ashpër ndaj situatës politike dhe ngërçit institucional, duke vlerësuar se gjashtë vota mund të përcaktojnë nëse do të zgjidhet presidenti.

Të lidhura

None found

Ai ka shtruar dilemën nëse këto vota do ta nxjerrin LDK-në nga ajo që e cilëson si “falimentim politik” dhe shtetin nga gjendja e agonisë, apo nëse do ta dërgojnë vendin në zgjedhje të reja.

Sipas Bekteshit, kur pakënaqësia politike tejkalon interesin e Dardanisë, pasojat nuk kufizohen vetëm te rrëzimi i një partie, por mund të dëmtojnë edhe shtetin.

“Hoti duket se po e përjeton sërish momentin e favorshëm. Përmes trojkës së tij fillestare, apo gjashtëshe së turpit, ai mund të arrijë dy qëllime me një veprim: ta përçajë LDK-në dhe ta çojë shtetin drejt zgjedhjeve të pafundme”, ka shkruar ai.

Bekteshi ka thënë se këtë mision të trojkës e mbështesin opozitarët, të cilët po e presin me padurim, ndërsa vazhdojnë ta pengojnë funksionimin e shtetit. Sipas tij, ata shpresojnë se kjo është e vetmja mundësi që u ka mbetur në rrethanat e trazuara, pasi votuesit i kanë braktisur në mënyrë masive.

Ai e ka përmbledhur situatën me një pyetje që e quan të thjeshtë, por vendimtare: a do të mjaftojnë gjashtë votat e shumëkërkuara dhe kritike të atyre që veprojnë nga inati për zgjedhjen e presidentit?

“A do ta shpëtojnë LDK-në nga falimentimi politik dhe shtetin nga agonia, apo do të hidhen nga inati si kamikazë, duke e rrëzuar veten, partinë dhe vendin? Kur inati bëhet më i madh se Dardania, nuk rrëzohet vetëm një parti, por rrezikon të plagoset edhe shteti”, ka përfunduar Bekteshi.

të fundit

Kosova ngushton diferencën, Edon Zhegrova shënon nga penalltia

Kombëtajra e Kosovës e ka gjetur golin e parë në përballjen ndaj Austrisë.Ishte Edon Zhegrova që realizoi nga pika e…

2 minutes ago

Bekteshi reagon ashpër ndaj Ramës: Tërbimi në Nju Jork dhe përdorimi i Kosovës si mburojë politike

Ramazan Bekteshi ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke e kritikuar për deklaratat e tij të fundit…

5 minutes ago

Marshimi drejt Kryeministrisë: Edi Rama gjithë Shqipëria të urren! Shqipëria po bën revolucion

Ka vijuar edhe sot, protesta në ditën e 120-të të revoltave anti-qeveritare dhe kundër Edi Ramës. Qytetarët vijuan me marshimin…

16 minutes ago

Incident i ri me agjentët e OpenAI: nën hetim anashkalimi i filtrave në faqen e OKB-së

Vetëm dy ditë pasi OpenAI pranoi se kishte njoftuar dhjetëra qeveri, universitete, agjenci publike dhe organizata të tjera për raste…

20 minutes ago

Civic protest enters its 120th day, calls for Edi Rama’s resignation

Sot shënohet dita e 120 e protestës qytetare. Ka nisur mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej” nga ku protestuesit më…

25 minutes ago

Austria ndëshkon sërish pasigurinë në mbrojtjen e Kosovës dhe shkon në 3-0

Austria e ka shënuar edhe golin e tretë në përballjen ndaj Kosovës.Ishte i inkuadruari Carney Chukwuemeka që përfitoi pas një…

25 minutes ago