Bekim Sejdiu, i propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje për president të Republikës së Kosovës, tha se e ka pranuar kandidaturën me synimin për t’i shërbyer vendit dhe qytetarëve të tij.
None found
Duke folur para mediave, Sejdiu u shpreh se propozimi për të marrë postin e presidentit përbën një nder të madh, edhe pse angazhimet e tij të mëparshme kanë qenë të lidhura me fushat akademike dhe profesionale. Ai theksoi se është i vetëdijshëm për barrën dhe përgjegjësinë që mbart kjo detyrë dhe se është vënë në dispozicion të Republikës së Kosovës e qytetarëve të saj, të cilëve synon t’u shërbejë me devotshmëri.
Sejdiu deklaroi se vendimi për të pranuar propozimin lidhet mbi të gjitha me dëshirën për të qenë në shërbim të Republikës së Kosovës. Ai shtoi se këtë synim dëshironte ta përmbyllte me këtë qëndrim.
Kandidati i propozuar nga LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje tha se besimi i dhënë nga përfaqësuesit e dy partive e ka bërë të ndihet i nderuar.
Pas deklarimit të tij, Sejdiu nuk pranoi të përgjigjej në pyetjet e gazetarëve.
Kryetarja e partisë Alternativa, parti kjo që është në kualicion me Lëvizjen Vetëvendosje, Mimoza Kusari I ka ftuar të gjithë…
Partia Demokratike e Kosovës e ka anuluar konferencën e paraparë për në ora 14:00. Anulimi i kësaj konference u bë…
Rimal HaxhiuRimal Haxhiu do të bëhet futbollisti i ri i Malishevës [...]Read More...
Walid Regragui ka zbuluar detaje të reja nga përpjekjet e Federatës së Futbollit të Marokut për të bindur yllin e…
Lidhja Demokratike e Kosovës do të mblidhet nesër, pas marrëveshjes që arriti kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku dhe kryeministri…
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas dakordimit me Lëvizjen Vetëvendosje për kandidatin e përbashkët për president të Kosovës,…