Categories: kosovë

Bedri Halimi lirohet nga akuzat në rastin “Brezovica”: Pretendimet ndaj meje nuk kishin prova

Bedri Halimi, kryeinspektor në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, është shpallur i pafajshëm për rastin e njohur si “Brezovica”.

Të lidhura

None found

Vendimi është bërë publik nga avokati i tij, Haxhi Millaku, pas përfundimit të procesit në Gjykatën Themelore për Krime të Rënda në Pejë.

Sipas deklarimit të vetë Halimit, trupi gjykues ka vendosur në mënyrë unanime ta shpallë të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

“Sot në Gjykatën Themelore për Krime të Rënda në Pejë, trupi gjykues më shpalli unanimisht të pafajshëm, në cilësinë e kryeinspektorit të MMPH-së, për të gjitha pikat e aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Ferizaj lidhur me keqpërdorimin e detyrës zyrtare në procesin Brezovica”, ka deklaruar Halimi.

Ai është shprehur se akuzat ndaj tij nuk ishin mbështetur në fakte, ndërsa provat e shqyrtuara gjatë gjykimit, sipas tij, ndikuan në marrjen e vendimit për pafajësi.

“Kur akuza nga policët hetues dhe prokurori ndërtohet pa fakte, ajo përballet me prova dhe fjalën përfundimtare e jep Gjykata”, ka shkruar Halimi.

të fundit

SpaceX shënon një arritje historike: Mechazilla kap për herë të parë Starship pas kthimit nga hapësira

Kompania hapësinore SpaceX, e themeluar nga Elon Musk, ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në eksplorimin e hapësirës, duke…

7 minutes ago

Francë, sulmi kibernetik ndaj Maileva-s prek të dhënat e mbi 22 milionë personave

Mbi 22 milionë persona janë prekur nga një sulm kibernetik mbi platformën franceze Maileva, në pronësi të grupit La Poste.…

8 minutes ago

Arlinda Zekaj kërkoi mbrojtje para se të vritej: shkeljet që nxori në pah inspektimi në Pejë

Vrasja e Arlinda Zekajt, më 25 tetor 2026 në Vitomiricë të Pejës, ka nxitur reagime të shumta dhe hetime për…

10 minutes ago

Verdict for Thaçi and others in administration of justice case to be announced in The Hague on Tuesday

Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve në gjykimin për administrim të drejtësisë në Dhomat…

16 minutes ago

US steps up security after reports of a possible Iranian drone attack on Trump

Shërbimet amerikane të sigurisë kanë rritur nivelin e gatishmërisë pas informacioneve për një plan të mundshëm iranian për të kryer…

17 minutes ago

SHBA shton masat e sigurisë pas raportimeve për një sulm të mundshëm iranian me dronë ndaj Trump

Shërbimet amerikane të sigurisë kanë rritur nivelin e gatishmërisë pas informacioneve për një plan të mundshëm iranian për të kryer…

25 minutes ago