Categories: kosovë

BE thirrje Kurtit: Dialogu të jetë prioriteti i jashtëm më i rëndësishëm i Kosovës

Zëdhënësi i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, është shprehur për mediat se prioritetet që ka caktuar kryeministri Albin Kurti janë shumë të rëndësishme për Kosovën, por vetëm sa u përket punëve të brendshme.

Dialogu, sipas tij, është prioriteti më i rëndësishëm i jashtëm që Kosova ka përpara.

Të lidhura

None found

“Kur bëhet fjalë për prioritetet e Qeverisë, nuk ka konkurrencë në mes prioriteteve individuale. Prioritetet e brendshme të Kurtit janë shumë të rëndësishme. Por, në të njëjtën kohë dialogu është prioriteti më i rëndësishëm i politikës së jashtme të Kosovës dhe nuk duhet të shihet si i ndarë apo që s’përputhet me prioritetet tjera që i ka përmendur kryeministri”, ka thënë Stano.

Kurti edhe këtë të mërkure bashkë me zëvendësen e tij, kryediplomaten Donika Gërvalla, kanë ripërsëritur prioritetet qeverisëse në një takim virtual me udhëheqësit e misioneve diplomatike të Bashkimit Europian në Kosovë.

Ai para tyre ka përsëritur se prioritetet e qeverisë janë drejtësia dhe punësimi, reformimi i sistemit të drejtësisë dhe promovimi i investimeve.

Temën e dialogut në këtë takim e ka prekur ministrja Gërvalla, e cila është shprehur se e mirëpret interesimin e BE-së për dialogun, por se me rëndësi është fokusi në luftimin e pandemisë, zhvillimin ekonomik dhe reformën në drejtësi.

Por, tjetër fokusim të Kosovës në politikën e jashtme po pret BE, sipas tij.

“BE dhe shtetet anëtare presin që autoritetet e reja në Prishtinë të angazhohen në mënyrë konstruktive me qëllim vazhdimin e takimeve në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të shfrytëzojnë mundësinë që kanë përpara tyre për të sjellë këtë proces të rëndësishëm në një përfundim të suksesshëm”, u shpreh Stano.

Nga ana tjetër, Stano nuk ka bërë të ditur për datën dhe agjendën e takimit të ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, duke shtuar se kjo do të njoftohet në një kohë të përshtatshme.

 

Tags: Bekosove

të fundit

Takim në Tetovë mes Kurtit, Kasamit dhe Mexhitit për zhvillimet politike dhe projektet e përbashkëta

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami së bashku me Izet Mexhitin, kanë pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin…

8 minutes ago

UNICEF: Abuzimi seksual në internet prek 12 mijë fëmijë në Maqedoni

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar ndaj abuzimit apo shfrytëzimit seksual në internet, tregon…

8 minutes ago

Police force protesters off sidewalk in front of Prime Minister’s Office, citizens react: They won’t even let us protest here!

Qytetarët janë përballur sërish me ndërhyrjen e policisë, e cila nuk i ka lejuar të qëndrojnë në protestë paqësore përpara…

9 minutes ago

Third round of Netanyahu-Eisenkot talks ends without agreement, Otzma Yehudit remains main obstacle

Bisedimet për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar përfunduan pa marrëveshje. Ekipi i Gadi Eisenkot kërkon përjashtimin e partisë…

10 minutes ago

Devastating storm in Brazil: 5 dead, 265 injured, thousands of homes damaged and city left without water and electricity

Një stuhi jashtëzakonisht e fuqishme ka shkaktuar shkatërrime të mëdha në jug të Brazilit, duke lënë të paktën 5 persona…

10 minutes ago

Themelimi i Lëvizjes Studentore Kombëtare: Asnjë dialog me Ramën, as tani as më vonë

Tiranë – Studentët që prej javësh protestojnë kundër qeverisë së Edi Ramës janë organizuar për herë të parë në një…

10 minutes ago