Categories: kosovë

BE-ja kërkon respektim të plotë të pavarësisë së Speciales dhe konsultim për çdo ndryshim ligjor

Bashkimi Evropian ka përshëndetur vendimin e presidentes së Kosovës, Justina Shiroka Pula, për ta rikthyer në Kuvend, për rishqyrtim, Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

BE-ja ka theksuar se mandati dhe autonomia e Dhomave të Specializuara duhet të respektohen në mënyrë të plotë dhe pa asnjë rezervë.

Të lidhura

None found

Përmes një komunikate të publikuar të premten në mbrëmje, Bashkimi Evropian ka rikujtuar shqetësimin e shprehur vazhdimisht lidhur me nismën për ndryshimin e këtij ligji, si para, ashtu edhe pas miratimit të tij nga Kuvendi i Kosovës më 6 tetor 2026.

Institucioni evropian ka kërkuar që të përfshihet në konsultime nëse diskutimi për këtë çështje nis sërish në Kuvendin e Kosovës.

BE-ja i është referuar në këtë kontekst shkëmbimit të letrave të vitit 2014 mes ish-shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, dhe ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga. Sipas këtij shkëmbimi, Bashkimi Evropian duhet të konsultohet përpara se të bëhen ndryshime në legjislacionin përkatës.

“Sundimi i ligjit dhe mbrojtja e të drejtave themelore, përfshirë ato të viktimave dhe të dëshmitarëve, mbeten me rëndësi parësore”, thuhet në deklaratën e BE-së.

Bashkimi Evropian ka nënvizuar gjithashtu se Dhomat e Specializuara të Kosovës përbëjnë një institucion gjyqësor të pavarur. Për këtë arsye, mandati i tyre aktual dhe pavarësia institucionale duhet të mbrohen dhe të respektohen tërësisht.

Komunikata mbyllet me shprehjen e solidaritetit ndaj viktimave, të mbijetuarve dhe familjeve të tyre nga të gjitha komunitetet e prekura nga mizoritë e kryera gjatë luftës.

Reagimi i BE-së u bë publik pas vendimit të presidentes për ta kthyer ligjin në Kuvend, duke e rikthyer në qendër të vëmendjes debatin mbi ndryshimet e propozuara në ligjin që përcakton funksionimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

të fundit

Incidenti me Himnin shqiptar në Pustec, Mickoski pyetet nëse do t’u kërkojë falje shqiptarëve, justifikohet: Nuk e ndoqët aktivitetin deri në fund

Çështja e himnit shqiptar në Pustec u rikthye në vëmendje gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të kryeministrit të Shqipërisë,…

1 minute ago

COP31 në Antalia përballet me rrezik dështimi, Rusia dhe Arabia Saudite kundërshtojnë BE-në për çështjet klimatike

Negociatat për klimën në Antalia të Turqisë kanë hyrë në një ngërç të paprecedentë, duke rrezikuar seriozisht arritjen e një…

4 minutes ago

Toshkovski: Sistemi “One Stop” tani edhe me Shqipërinë, pas Kosovës dhe Serbisë

Përfitimet e “One Stop” tashmë janë të dukshme, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në faqen e tij…

5 minutes ago

Prodhimi i mjaltit në Maqedoninë e Veriut shënon rënie, bletarët fajësojnë klimën dhe sëmundjet

Bletarët në Maqedoninë e Veriut ankohen se pavarësisht angazhimit, këtë vit kanë mbledhur më pak mjaltë. Antonio Antov thotë se…

5 minutes ago

Ramadani kundër Qeverisë Kurti: Kriza e energjisë elektrike, kulmi i dështimeve

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për situatën me energjinë elektrike në vend. Në një postim…

16 minutes ago

Doctors appeal for HPV vaccination, youngest cervical cancer case in North Macedonia is 18

Kanceri i qafës së mitrës po prek edhe moshat gjithnjë e më të reja. Në Maqedoni, pacientja më e re…

21 minutes ago