kosovë

BE-ja i kërkon sqarime Kosovës për vendimin e BQK-së

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shmangin veprimet e pakoordinuara të cilat nuk janë në frymën e normalizimit të raporteve dhe, siç thanë nga blloku, mund të ndikojnë negativisht në situatën në terren.

Kjo thirrje u bë edhe lidhur me rastin e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, e cila ka miratuar një rregullore për operacionet me para të gatshme. Kjo rregullore parasheh që pagesat të kryhen vetëm me valutën euro, vendim që nga Serbia është parë si ndalesë për pagesat me dinarë serbë, shkruan REL.

Të lidhura

None found

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, duke iu përgjigjur pyetjeve lidhur me këtë vendim të BQK-së, që do të hyjë në fuqi më 1 shkurt, tha se blloku evropian ende është duke e analizuar këtë çështje.

“Ne jemi ende duke e analizuar dhe duke kërkuar sqarime për këtë vendim, motivet dhe implikimet që ai mund t’i ketë… Kosova dhe Serbia duhet të shmangin veprimet e pakoordinuara që nuk shkojnë në frymën e normalizimit të raporteve dhe që mund të kenë ndikim negativ në situatën në terren”, tha Stano.

Ai përsëriti thirrjen për të dyja palët që edhe këtë çështje ta adresojnë në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga BE-ja.

të fundit

Analisti Faton Mehmeti tregon skenarin që mund të zbusë bllokadën politike pas zgjedhjeve

Komisionit Qendror të Zgjedhjeve edhe pak ditë i kanë mbetur deri në certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7…

5 minutes ago

Parliament to Decide on Dismissals and New Appointments in Government on July 13

Propozimi për shkarkimin dhe zgjedhjen e ministrave ë rinj të Qeverisë është paraqitur në Kuvend, dhe seanca është caktuar për…

7 minutes ago

Iran begins funeral ceremonies for Ayatollah Ali Khamenei, here is how the series of tributes will unfold

Pas vdekjes së pretenduar në një sulm të ish-udhëheqësit suprem Ajatollah Ali Khamenei, Irani ka hyrë në disa ditë zie…

8 minutes ago

34 Days of Revolt! Citizens Begin Gathering in Skanderbeg Square, Rama’s Resignation Demanded

Qytetarët kanë nisur të mblidhen sërish në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në kuadër të protestës që po vijon prej 34…

8 minutes ago

Five critical failures that led to the attempt on Trump two years ago and why the Secret Service failed to stop it

Dy raporte të institucioneve amerikane të auditimit, të bëra publike më 2 korrik 2026, kanë nxjerrë në pah mangësi serioze…

8 minutes ago

Arianit Koci: Osman Selmani, 74, Has No Connection to the Charges Attributed to Him by Serbia

Avokati Arianit Koci ka reaguar lidhur me arrestimin e shtetasit të Kosovës, Osman Selmani, duke deklaruar se klienti i tij…

9 minutes ago