Categories: kosovë

Bashkim Jashari i përcjell urimet Carsten Breuerit për zgjedhjen në krye të Komitetit Ushtarak të NATO-s

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i ka shprehur urimet gjeneralit Carsten Breuer pas zgjedhjes së tij në postin e kryetarit të Komitetit Ushtarak të NATO-s.

Të lidhura

None found

Sipas Jasharit, marrja e kësaj detyre përbën një përgjegjësi të rëndësishme, përmes së cilës Breuer mund të japë kontributin e tij me profesionalizëm, përkushtim dhe integritet në përmbushjen e objektivave strategjike, si dhe në avancimin e procesit të përafrimit të Republikës së Kosovës me NATO-n.

Në njoftimin e FSK-së theksohet se mandati i ri vjen në një periudhë veçanërisht të ndjeshme për Aleancën dhe krijon mundësinë që vizioni e përvoja e gjeneralit Breuer të shërbejnë për forcimin e bashkëpunimit, ndërtimin e partneriteteve afatgjata dhe mbështetjen e përpjekjeve për ruajtjen e paqes e sigurisë në rajonin e Ballkanit, veçanërisht në Republikën e Kosovës.

Po ashtu, njohja e drejtpërdrejtë e rajonit dhe e zhvillimeve në Kosovë, përfshirë shërbimin dhe vizitat e mëparshme të Breuerit në vendin tonë, vlerësohet si një bazë e rëndësishme për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe për arritjen e synimeve të përbashkëta.

Gjenerallejtënant Jashari i ka uruar gjeneralit Breuer suksese në detyrën e re, punë të mbarë dhe rezultate të rëndësishme gjatë mandatit të tij, i cili pritet të nisë në verën e vitit 2027.

të fundit

Decision postponed for five people accused over Egli Proga’s death

Është shtyrë seanca e parë e gjykimit paraprak për pesë personat e akuzuar në lidhje me vdekjen e Egli Progës…

6 minutes ago

Cooperation with the FBI/ Braho: priority, has helped SPAK’s work, Çela: we are changing our strategies in the fight against crime

Këtë të hënë, gjatë Konferencës së ish-Studentëve Europianë të Akademisë së FBI-së, që u mbajt  në Tiranë, Kreu i SPAK,…

6 minutes ago

Putin’s party headed for a record victory in Russian Duma elections

Partia 'Rusia e Bashkuar', e drejtuar nga presidenti Vladimir Putin, është drejt një fitoreje të thellë në zgjedhjet parlamentare të…

7 minutes ago

Abdixhiku nderon kujtimin e Ahmet Krasniqit në 28-vjetorin e vrasjes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar kolonel Ahmet Krasniqin në 28-vjetorin e vrasjes së tij në…

8 minutes ago

PDK depoziton në Kuvend projektligjin për modifikimin e ligjit të Dhomave të Specializuara

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë të ditur të hënën se grupi parlamentar i kësaj…

9 minutes ago

Ambasadorja e BE-së në Tiranë: Kuvendi i Shqipërisë të mos miratojë ligje pa konsultim kuptimplotë me grupet e interesit! Procesi të jetë transparent

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, ka kërkuar që procesi i hartimit dhe miratimit të ligjeve…

9 minutes ago