Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, deklaron se në diskutimet për krijimin e xhandarmërisë, të paralajmëruar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, duhet të merret në konsideratë korniza ligjore e përcaktuar nga Kushtetuta, e cila e njeh Policinë e Kosovës si institucionin kryesor dhe të vetëm për zbatimin e ligjit.
Sipas Barbanos, në këtë fazë informacionet në dispozicion janë të pakta, pasi veprimet e ndërmarra deri tani për themelimin e një xhandarmërie ndodhen ende në hapat fillestarë.
None found
“Natyrisht, ne respektojmë pronësinë vendore të procesit, por duhet të kemi parasysh edhe kornizën ligjore që përcaktohet nga Kushtetuta, e cila e konsideron Policinë e Kosovës si institucionin kryesor dhe të vetëm për zbatimin e ligjit. Prandaj, çfarëdo zgjidhjeje që do të gjendet për këtë projekt duhet ta respektojë këtë kornizë ligjore, si dhe kufizimet e tjera të përcaktuara nga marrëveshje dhe aranzhime të ndryshme. Ne jemi të gatshëm t’i monitorojmë këto zhvillime. Misioni mbetet i angazhuar ngushtë në përcjelljen e kësaj çështjeje dhe, nëse kërkohet, të ofrojë këshilla dhe ekspertizë”, thotë Barbano në intervistën për KosovaPress.
Ai shton më tej se ekziston tashmë një bashkërendim i konsoliduar ndërmjet Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it, ndërsa nënvizon se, në rast se krijohet një strukturë e re si xhandarmëria, do të jetë thelbësore që ajo të përfshihet në të njëjtin mekanizëm koordinimi.
“Sërish, ne tashmë kemi një mekanizëm koordinimi shumë të mirëprovuar ndërmjet Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it në fusha të ndryshme të mandateve tona, me trajnime të përbashkëta dhe takime periodike. Prandaj, nëse krijohet një aktor i ri, do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme që ai të integrohet në të njëjtin mekanizëm koordinimi”, tha Barbano.
Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, vijon me sukseset e saj në karrierën muzikore, e kësaj radhe si…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është pritur në takim nga Presidenti i Hungarisë, Andras Baka, me të…
Shqetësimi është rritur rreth trajnerit të Bayern Munichut, Vincent Kompany, pasi gazeta gjermane Bild ka raporutar se trajneri belg është…
Vladimir Putin po ndryshon strategji me Ukrainën: Me afrimin e dimrit, presidenti rus synon të shënjestrojë rrjetin ujësjellës të kryeqytetit…
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, ka arritur që të sigurojë një armëpushim mes Rusisë…
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me kërkesën e kryeministrit Edi Rama për dorëheqjen e drejtuesve të agjencive shtetërore në…