Categories: kosovë

Bajrami: Vendimi i Hagës ka shkaktuar “traumë kombëtare

Profesori universitar Arsim Bajrami e ka përshkruar si “tronditje kombëtare” vendimin e fundit të Gjykatës Speciale në Hagë, duke vlerësuar se ai ka shkaktuar traumë te qytetarët e Kosovës pas një pritjeje dhjetëvjeçare, që nga themelimi i këtij institucioni.

Të lidhura

None found

Në emisionin “Info Magazine”, Bajrami deklaroi se vendimi ka cenuar besimin e qytetarëve dhe të Kuvendit të Kosovës, i cili, sipas tij, kishte marrë një vendim jashtëzakonisht të vështirë për krijimin e kësaj gjykate, një hap që një shtet normal nuk do ta ndërmerrte.

Ai tha se, në vend të një procesi të rregullt gjyqësor dhe të një drejtësie evropiane të mbështetur te sundimi i ligjit, është dhënë një vendim që e konsideroi skandaloz dhe politik. Sipas Bajramit, ky vendim rrezikon të komprometojë edhe procesin e shtetndërtimit të Kosovës.

Kritikat e tij u përqendruan veçanërisht te fjalimi hyrës i kryetarit të trupit gjykues, të cilin e cilësoi si tërësisht politik. Bajrami tha se në atë fjalim u paraqit një interpretim i padrejtë i historisë, duke krijuar mundësinë që një qytetar evropian i painformuar të mendonte se shqiptarët kishin kryer agresion dhe kishin zhvilluar luftë kundër Serbisë.

Ai theksoi se në fjalim nuk u përmend aspak fakti që Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte krijuar dhe vepronte si organizatë çlirimtare, me synim mbrojtjen nga agresioni dhe gjenocidi i ushtruar nga Serbia.

të fundit

Asllani dhe Gruda përzgjidhen në formacionin e javës në Bundesligë

Futbollistët shqiptarë, sulmuesi Fisnik Asllani dhe mesfushori Brajan Gruda kanë zënë vend në ekipin më të mirë të javës së…

4 minutes ago

Student protests / European Democrats: Instead of listening to them, Rama’s government responds with repression and police violence!

Demokratët Evropianë kanë reaguar në lidhje me situatën e protestave në Shqipëri, duke u ndalur tek kufizimet e të drejtës…

6 minutes ago

Arsim Bajrami proposes legal and institutional action on the case of former KLA leaders

Akademiku Arsim Bajrami ka propozuar themelimin urgjent të një komisioni shtetëror të ekspertëve juridikë, i cili do të analizonte aktgjykimin…

7 minutes ago

Dy Lamborghini Revuelto ekskluzive për Arabinë Saudite, me frymëzim nga shkretëtira arabe

Lamborghini ka prezantuar dy ekzemplarë unikë të modelit Revuelto, të krijuar posaçërisht për klientë në Arabinë Saudite. Të frymëzuara nga…

7 minutes ago

Rashiq links the government’s greater readiness for the Association to developments in Serbia

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, deklaroi se Qeveria e Kosovës tani është më e gatshme për themelimin e…

7 minutes ago

Arkin Jahiji officially takes office as mayor of Bërvenica, announces office for expatriates

Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji sot mori zyrtarisht detyrën e kryetarit nga ku tha se do…

7 minutes ago