Categories: kosovë

Bajrami: Do të ishte hipokrizi të protestonim kundër Kurtit pasi të negocionim me të

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur kritika ndaj mënyrës se si opozita dhe partia e saj janë pozicionuar përballë zhvillimeve politike dhe bisedimeve me Lëvizjen Vetëvendosje.

Të lidhura

None found

Sipas saj, do të ishte kontradiktore që kreu i LDK-së të zhvillonte negociata me kryeministrin Albin Kurti në mbrëmje, ndërsa partia të organizonte protestë kundër tij mëngjesin e ditës pasuese.

“Thjesht ka qenë hipokrizi në qoftë se kryetari do të shkonte vetë i treti në bisedime me Kurtin në mbrëmje dhe ne të protestonim në mëngjes”, deklaroi Bajrami.

Ajo bëri të ditur se në LDK ka pasur mendime të ndryshme lidhur me këtë çështje. Bajrami vuri në pah se është kundërthënëse të pretendohet se ka ndodhur një shkelje dhe, njëkohësisht, të vazhdohen negociatat me palën që akuzohet për të.

Deputetja theksoi se LDK-ja duhet të vijojë aktivitetin e saj opozitar dhe të merret me temat për të cilat qytetarët e kanë votuar.

“Mendoj që ne duhet të vazhdojmë të bëjmë opozitën, sepse jemi votuar që t’iu tregojmë njerëzve se çka po ndodh me paratë e tyre, taksat e tyre, ligjet dhe rregulloret”, tha ajo.

Bajrami tregoi se oferta e Vetëvendosjes për LDK-në përfshinte tri ministri dhe postin e zëvendëskryeministrit. Ajo shtoi se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e kishte bërë publike këtë propozim edhe përmes mediave.

Sipas saj, ky propozim nuk ishte i pranueshëm për LDK-në, pasi partia përfaqësohet me 18 deputetë dhe ka rreth një të tretën e fuqisë elektorale të opozitës.

“E pakta që duhej matematikisht, neve duhej të na takonte 1/3 e Qeverisë, plus duhej të na takonte një prej pozitave të larta, duke marrë parasysh që Parlamentin e ka VV”, tha Bajrami.

të fundit

Kurti congratulates Albanians after elections in Serbia and comments on Vučić’s defeat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke e cilësuar arritje…

4 hours ago

Agron Shehaj: after Vuçiç’s defeat, Edi Rama is next! No autocrat can escape the power of youth

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Serbi, duke e cilësuar humbjen e Aleksandër…

4 hours ago

Agron Shehaj: Pas humbjes së Vuçiçit, radha i vjen Edi Ramës! Asnjë autokrat nuk i shpëton forcës së rinisë

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Serbi, duke e cilësuar humbjen e Aleksandër…

5 hours ago

Kurti përgëzon shqiptarët pas zgjedhjeve në Serbi dhe komenton humbjen e Vuçiqit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke e cilësuar arritje…

5 hours ago

Supreme Court orders Brazil presidential vote extended by two hours

Gjykata Supreme e Brazilit ka urdhëruar një zgjatje dy-orëshe të votimit në zgjedhjet presidenciale, të cilat fillimisht ishin planifikuar të…

5 hours ago

Salianji on Serbia’s elections: Vuçiç has fallen, Rama remains the last autocrat in the Balkans

Ervin Salianji ka reaguar pas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, ku Lista Studentore ka siguruar epërsi ndaj forcës…

5 hours ago