Categories: kosovë

Bajqinovci ngre alarmin për raportime shqetësuese ndaj mërgimtarëve gjatë kalimit nëpër Serbi

Deputeti Mefail Bajqinovci ka njoftuar se ka marrë ankesa nga shumë bashkatdhetarë, të cilët, sipas tij, gjatë udhëtimit nëpër Serbi po hasin ndalime të gjata, kontrolle të pajustifikuara dhe presione nga policia serbe.

Të lidhura

None found

Sipas tij, raportimet tregojnë se udhëtarëve po u kontrollohen telefonat mobilë, të dhënat personale dhe rrjetet sociale, ndërsa disa pretendojnë se pas këtyre kontrolleve u janë kërkuar deri në 200 euro.

Duke e quajtur të papranueshme një sjellje të tillë, Bajqinovci u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që, sa herë që të kenë mundësi, të shmangin kalimin përmes Serbisë gjatë udhëtimit për në Kosovë.

Postimi i Bajqinovcit:

Po më shkruajnë shumë bashkatdhetarë të shqetësuar se gjatë kalimit nëpër Serbi, duke ardhur për pushime në Kosovë, po përballen me ndalime të gjata, presione, kontrolle të pajustifikuara dhe plaçkitje.

Sipas raportimeve që po marr, policia serbe po u kërkon të hapin telefonat mobilë, po u kontrollohen të dhënat personale e deri te rrjetet sociale, duke cenuar të drejtat themelore të njeriut. Madje, disa prej tyre ankohen se pas këtyre kontrolleve po i plaçkisin duke ju kërkuar në presion deri në 200 euro.

Është e papranueshme që bashkatdhetarët tanë të trajtohen në këtë mënyrë gjatë udhëtimit drejt vendlindjes së tyre.

Për shkak të këtyre raportimeve shqetësuese, u bëj thirrje bashkatdhetarëve që, sa herë që kanë mundësi, të shmangin kalimin përmes Serbisë gjatë ardhjes në Kosovë.

të fundit

Isufaj njofton se hetimet për rastin e Jasharajve pritet të mbyllen së shpejti

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj tha se hetimet për rastin e sulmit ndaj familjes Jasharaj nga Prekazi më 1998,…

5 minutes ago

Australi, ngjarje makabre: 32-vjeçarja dyshohet se vrau djalin 4-vjeçar dhe konsumoi pjesë të trupit të tij

Australi është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku një grua 32-vjeçare akuzohet se i ka marrë jetën djalit të…

5 minutes ago

Ekspertët për tërmetet në Venezuelë: Pas lëkundjeve shkatërruese të 24 qershorit u evidentuan dukuri sizmike të papara më herët

Pas tërmeteve shkatërruese të 24 qershorit në Venezuelë, një mision shkencor grek që vizitoi vendin ka zbuluar disa dukuri sizmike…

6 minutes ago

Shpallen tre fituesit e javës së katërt në lojën “Eksperti”

Loja shpërblyese “Eksperti” nga Telegrafi po vazhdon me entuziazëm të jashtëzakonshëm gjatë Kampionatit Botëror 2026, duke tërhequr tashmë mbi 6000…

6 minutes ago

Britania vendos sanksione të reja ndaj Rusisë për çështjen Navalny, në fokus shtatë persona dhe dy institute

Londra ka shpallur një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, duke futur në listë shtatë persona dhe dy institute kërkimore…

6 minutes ago

Çështja e paraburgimit të Veliajt, avokatët ndërkombëtarë: Pas vendimit të Kushtetueses, Gjykata e Lartë duhet ta lirojë

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë i dha një tjetër zhvillim në favor të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke konstatuar se…

7 minutes ago