Categories: kosovë

Isufaj njofton se hetimet për rastin e Jasharajve pritet të mbyllen së shpejti

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, bëri të ditur se hetimet për sulmin ndaj familjes Jasharaj nga Prekazi në vitin 1998 pritet të përfundojnë në një afat të afërt.

Të lidhura

None found

Gjatë një konference për media të hënën, Isufaj theksoi se bëhet fjalë për një çështje të ndjeshme, e cila sipas tij kërkon kujdes dhe maturi.

“Hetimet në rastet që lidhen me lagjjen dhe familjen Jashari, së shpejti do të finalizohen”, tha Isufaj.

Ai shtoi se përfundimi i hetimit pritet të ndodhë shumë shpejt, por nuk dha më shumë hollësi përtej faktit se procesi është drejt fundit. “Hetimi do të përfundojë shumë shpejt, pastaj të shohim. Ky hetim është shumë sensitiv, shumë i ndjeshëm dhe kërkon maturi. Thjesht, ne po e bëjmë atë punë. Nuk mund të them asgjë më tepër, përveçse hetimi është në përfundim”, u shpreh Isufaj.

Në prezantimin e një përmbledhjeje të punës së Prokurorisë Speciale gjatë vitit të fundit, ai veçoi edhe dy operacione të rëndësishme që lidhen me krimet e luftës.

“Vlen të përmendet se këtë vit janë realizuar dy operacione të rëndësishme lidhur me krimet e luftës. Në këtë drejtim, në rastet që lidhen me Masakrën e Reçakut janë arrestuar pesë persona si të dyshuar për krime të luftës. Po ashtu, pesë persona janë arrestuar si të dyshuar për rastin e Syriganës në Skenderaj”, tha Isufaj.

të fundit

Qelaj për vrasjen e Arlinda Zekajt: Viktima nuk kishte paraqitur ankesë tek ne

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, institucionet duhet të…

3 minutes ago

Harry Kane dhe përballjet me Kosovën: golat në Prishtinë, penalltia e pritur dhe triumfet e Anglisë

Shtatë vjet më parë, Harry Kane ishte në Prishtinë me Anglinë për përballjen ndaj Kosovës, në ndeshjen e fundit të…

11 minutes ago

Hoxhaj: PDK-ja vazhdon të kërkojë mbajtjen në fuqi të Ligjit për Specialen

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se partia e tij nuk ka hequr dorë nga Ligji për Gjykatën Speciale…

14 minutes ago

Sulm kibernetik ndaj sistemit online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, shërbimi ndërpritet një javë para votimit

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që sistemi i…

17 minutes ago

Humb jetën në punë në Itali 20-vjeçari shqiptar, u përmbys rulit gjatë asfaltimit të rrugës

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në vendin e punës në Valtopina të Italisë. Rogert Ajdini,…

22 minutes ago

Natalie Portman: U përpoqa të dëshmoja se isha vajzë e mirë, mes presionit që nisi që në fëmijëri

Aktorja e njohur Natalie Portman ka rrëfyer se seksualizimi i imazhit të saj që në fëmijëri e shtyu të krijonte…

23 minutes ago