Pierre-Richard Prosper, avokati i Hashim Thaçit, e përshkroi vendimin ndaj klientit të tij si një “tallje me drejtësinë”, ndërsa konfirmoi se mbrojtja do ta kundërshtojë atë përmes apelimit.
None found
Sipas Prosper, përfundimi i gjykimit ishte vendosur paraprakisht. Ai akuzoi Dhomat e Specializuara se po ndryshojnë historinë, duke e portretizuar UÇK-në si një strukturë të organizuar dhe duke ia ngarkuar Thaçit përgjegjësinë.
Pas shpalljes së aktgjykimit, avokati deklaroi se kjo përbën një ditë të errët për drejtësinë ndërkombëtare dhe shënon fundin e tribunaleve.
Prosper bëri të ditur se kishte komunikuar me Thaçin dhe se do të zhvillonte një tjetër takim me të.
Ai tregoi se Thaçi e çmon jashtëzakonisht mbështetjen e qytetarëve dhe është i gatshëm të vazhdojë betejën për veten dhe Kosovën.
Avokati shtoi se mund të përballej me telashe për komentin e tij, por rrëfeu se kishte goditur kokën me grushte në momentin kur gjykatësi shqiptoi fjalët “në emër të popullit të Kosovës”. Sipas tij, gjykata nuk e dëgjoi mbrojtjen.
Prosper kërkoi që Parlamenti i Kosovës ta shqyrtojë këtë çështje, duke theksuar se Dhomat e Specializuara janë rezultat i një partneriteti ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Parlamentit të Kosovës. Ai tha se, po të varej prej tij, mbështetja do të tërhiqej që të nesërmen.
Sipas avokatit, Kosova duhet të marrë një vendim sovran, pasi në rrethana të caktuara nevojitet të ngrihesh dhe të vendosësh.
Në përfundim, Prosper u shpreh i bindur se Thaçi do të lirohet në një moment, ndërsa theksoi se beteja dhe lufta do të vazhdojnë.
Konferenca ndërkombëtare, e cila u zhvillua disa muaj pas Takimit Ministror mbi Korridorin VIII në Tiranë më 18 shkurt të…
Sipas astrologjisë, Peshqit, Gaforrja dhe Peshorja, janë ndër shenjat që dallohen për ndjeshmërinë dhe kujdesin ndaj të tjerëve. Peshqit Peshqit…
Pascal Ferre, ish-kryeredaktor i France Football dhe një nga figurat kryesore pas organizimit të Topit të Artë, ka zbuluar se…
Disa klube të Ligës Premier u “habitën” aq shumë nga komentet e bëra nga Andy Burnham – që duket se…
Deputeti i PD, Klevis Balliu nga protesta pranë Parlamentit hodhi akuza ndaj Belinda Ballukut, duke thënë se grupe kriminale ne…
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara të…