Categories: kosovë

Avokatët e Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kërkojnë forcim të bashkëpunimit rajonal

Institucionet e Avokatit të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut zhvilluan një takim trepalësh, ku në qendër të diskutimeve ishte nevoja për ta çuar më tej bashkëpunimin rajonal dhe për të ndërtuar një partneritet të qëndrueshëm në mbrojtje të të drejtave të njeriut.

Gjatë këtij takimi, vëmendje e veçantë iu kushtua shkëmbimit të përvojave institucionale, trajtimit të rasteve me karakter ndërkufitar dhe fuqizimit të mekanizmave të bashkëpunimit për çështje që prekin drejtpërdrejt qytetarët e të tria shteteve.

Të lidhura

None found

Avokati i Popullit në Kosovë, Naim Qelaj, vuri në pah rëndësinë që ka koordinimi ndërinstitucional dhe ndarja e përvojave mes institucioneve homologe.

Sipas tij, bashkëpunimi në nivel rajonal krijon mundësi për trajtim më efikas të rasteve dhe për adresim më të shpejtë të sfidave që lidhen me të drejtat e njeriut, veçanërisht kur ato kanë natyrë ndërkufitare.

“Shkëmbimi i përvojave tregon ku është rajoni, jo vetëm ku është vendi respektiv dhe mundëson marrjen e veprimeve konkrete në adresimin e çështjeve prioritare për të drejtat e njeriut. Bashkëpunimi nënkupton edhe ofrimin e shërbimeve të ndërsjella në situata kur qytetarët përballen me vështirësi në shtetet respektive”, tha Qelaj.

Ai bëri të ditur se mes temave kryesore të trajtuara në këtë takim trepalësh ishin problemet me dokumentacionin, të drejtat civile dhe mundësia për ngritjen e mekanizmave të përbashkët për monitorimin e zbatimit të marrëveshjeve shtetërore. Gjithashtu, ai theksoi se vëmendje e posaçme duhet t’u kushtohet edhe shërbimeve shëndetësore për qytetarët që lëvizin mes këtyre shteteve.

Nga ana tjetër, Avokati i Popullit në Shqipëri, Endrit Shabani, nënvizoi kufizimet territoriale që kanë institucionet dhe domosdoshmërinë e një bashkëpunimi të ngushtë për trajtimin e rasteve ndërkufitare.

Ai përmendi raste konkrete kur qytetarë të Kosovës marrin shërbime në Shqipëri dhe hasin vështirësi institucionale, duke theksuar se koordinimi mes zyrave të Avokatit të Popullit mbetet thelbësor për mbrojtjen efektive të të drejtave të tyre.

“Ne kemi krijuar dhe po krijojmë pika kontakti dhe mekanizma bashkëpunimi për të trajtuar me prioritet ankesat që vijnë nga qytetarët e tri vendeve”, tha Shabani.

Ai shtoi se problematikat ndërkufitare lidhen edhe me pronat, proceset gjyqësore, marrëdhëniet familjare mes personave me shtetësi të ndryshme, si dhe me çështje mjedisore, përfshirë ndotjen e lumenjve të përbashkët mes shteteve.

Ndërkohë, Avokati i Popullit në Maqedoninë e Veriut, Faton Selami, mbështeti forcimin e koordinimit rajonal, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt arritjes së standardeve më të larta për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve në rajon.

Në fund, në takim u theksua se ky bashkëpunim rajonal nuk ka për synim vetëm trajtimin e rasteve individuale, por edhe ngritjen e mekanizmave të qëndrueshëm të bashkëpunimit institucional, të cilët do të mundësojnë reagim më të shpejtë dhe më efektiv ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut.

të fundit

Tesla zgjeron planet për Cybercab, robotaksitë synojnë qytete të reja amerikane

Tesla po përgatit zgjerimin e shërbimit të saj të transportit autonom Cybercab në disa qytete amerikane, me synimin për t'u…

3 minutes ago

Spotify forcon kontrollet për paketat familjare, verifikimi do të bëhet përmes kodit QR

Spotify ka konfirmuar ndryshimet në sistemin e verifikimit të abonimeve Premium Family, duke prezantuar një metodë të re që synon…

3 minutes ago

Krizë ndërkombëtare kibernetike: dobësitë e PHP-së ekspozojnë miliona faqe interneti

Një alarm i madh për sigurinë kibernetike ka shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të faqeve të internetit dhe shërbimeve digjitale në…

4 minutes ago

Shiroka-Pula priti Harbarthin, në takim u trajtua edhe diaspora kosovare në Gjermani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, priti sot në takim Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Federale të Gjermanisë, Stephan Harbarth.…

4 minutes ago

Nga Amerika në Evropë, Valton Haxhiu ndjek ëndrrën e futbollit dhe synon ftesën e Kosovës U21

Valton Haxhiu po e ndërton karrierën e tij në futboll përmes një rrugëtimi që nisi në Shtetet e Bashkuara të…

7 minutes ago

Amarildo Bakaj sfidon Drilon Ramën: 15 ndeshje, 15 fitore me nokaut

Drilon Rama dhe Amarildo Bakaj Ka mjaftuar një postim që Amarildo Bakaj t’i tregojë Drilon Ramës se çfarë është i…

14 minutes ago