Categories: kosovë

Avokati i Popullit kërkon kuadër të ri ligjor për bashkësitë fetare në Kosovë

Pas shqyrtimit të ankesës së Bashkësisë së Tarikateve të Kosovës për pamundësinë e deklarimit të veçantë të përkatësisë fetare në Regjistrimin e Popullsisë 2024, Avokati i Popullit ka publikuar Opinionin për njohjen e bashkësive fetare dhe përcaktimin e statusit të tyre juridik në Republikën e Kosovës.

Të lidhura

None found

Në njoftimin për media thuhet se mungesa e mundësisë për deklarimin e përkatësisë fetare në formularin e regjistrimit lidhet me mangësitë e kuadrit aktual ligjor. Sipas Avokatit të Popullit, ky kuadër nuk krijon një mekanizëm të efektshëm për regjistrimin dhe fitimin e personalitetit juridik nga bashkësitë fetare, duke sjellë pasoja praktike dhe juridike si në shprehjen e përkatësisë fetare, ashtu edhe në ushtrimin e lirë të veprimtarisë së tyre.

Avokati i Popullit ka vlerësuar gjithashtu se mënyra e formulimit të pyetjes për përkatësinë fetare në Regjistrimin e Popullsisë 2024 nuk e garanton plotësisht të drejtën e vetë-identifikimit fetar dhe nuk e paraqet në tërësi pluralizmin fetar në Kosovë. “Përfshirja e vetëm disa bashkësive fetare dhe grupimi i bashkësive tjera në kategorinë ‘Tjetër’, kufizon dukshmërinë institucionale të bashkësive të tjera fetare dhe mund të krijojë trajtim të pabarabartë”.

Sipas Opinionit, shteti duhet të ruajë neutralitetin dhe paanshmërinë në çështjet fetare, si dhe t’u sigurojë të gjitha bashkësive fetare trajtim të barabartë, në pajtim me Kushtetutën dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

“Në këtë drejtim, Avokati i Popullit kërkon nga Qeveria dhe Kuvendi që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për miratimin e një kuadri të plotë ligjor për regjistrimin dhe statusin juridik të bashkësive fetare, duke siguruar kritere objektive, transparente dhe jodiskriminuese, në përputhje me Kushtetutën, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias. Gjithashtu, institucionet publike duhet që në proceset e ardhshme të mbledhjes së të dhënave statistikore dhe hartimit të politikave publike të respektojnë të drejtën për vetë-identifikim, barazinë para ligjit dhe ndalimin e diskriminimit”.

Avokati i Popullit ka ritheksuar se pluralizmi fetar, autonomia e bashkësive fetare dhe barazia në trajtimin e tyre përbëjnë shtylla të rëndësishme të një shoqërie demokratike dhe të garantimit të efektshëm të lirisë së besimit, ndërgjegjes dhe fesë.

të fundit

Steve McManaman ngre në qiell Lamine Yamalin: Më i avancuar se Messi dhe Owen në të njëjtën moshë

Ish-anësori i Real Madridit dhe Liverpoolit, Steve McManaman, ka bërë një deklaratë të bujshme për yllin e Barcelonës, Lamine Yamal,…

4 minutes ago

Etna ngre alarmin e aviacionit në të kuqe, hiri vullkanik përhapet drejt jugut të Italisë

Vullkani Etna ka rikthyer shqetësimin në Sicili, pasi autoritetet kanë ngritur në nivelin e kuq alarmin për aviacionin për shkak…

5 minutes ago

Nga Balaj te Gurishta, “të besuarit” e Martinit shfaqen në Itali për të mbështetur Vllaznia L’Elite

Flamuri i Italisë dhe Bekim BalajNë një video të fundit në rrjetet sociale, klubi Vllaznia L’Elite, ka shpërndarë postimin ku…

15 minutes ago

Kontrolle me urdhër gjykate në 5 banesa të familjes Reçi për ekzekutimin e Viktor Bardhit

Me vendim të Gjykatës së Lezhës, forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle në pesë banesa të pjesëtarëve të familjes Reçi…

16 minutes ago

LSDM akuzon Qeverinë: Tetë të vdekur nga Ethet e Nilit Perëndimor, ndërsa Gostivari prej dy javësh pret raportin për ujin

LSDM akuzoi qeverinë për reagim të vonuar, kaos institucional dhe papërgjegjësi në përballjen me ethet e Nilit Perëndimor dhe krizën…

19 minutes ago

Road tragedy in Kriva Palanka claims life of 50-year-old motorcyclist

MPB njofton se në rrugën Kriva Pallankë ka ndodhur një aksident në trafik, ku ka humbur jetën një motoçiklistë."Më 06.09.2026…

24 minutes ago