Categories: kosovë

Avni Zogiani komenton shkarkimin e Blerim Isufajt: Pse po e paraqisni si mister anulimin e fletarrestimit për Radojçiqin?

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, ka reaguar lidhur me shkarkimin e Blerim Isufajt, duke u ndalur te anulimi i fletarrestimit për Milan Radojçiqin.

Të lidhura

None found

Sipas Zogianit, një proces gjyqësor për këtë çështje mund të nxirrte në pah të dhëna komprometuese dhe inkriminuese për figura të politikës, medias dhe biznesit.

“E pse po bëni sikur se keni kuptuar pse Blerim Isufaj anuloi fletarrestin për Radojçiqin?! A thua se qenka vështirë të lidhen dy gjëra!”, ka shkruar ai.

Zogiani ka pretenduar gjithashtu se disa persona që lidhen me lidershipin opozitar kanë bashkëpunuar me Radojçiqin për rreth dy dekada.

“Është krejtësisht e qartë se po të vinte një rast i tillë në gjykatë do të kishte tepër shumë informacion diskreditues dhe inkriminues për lidershipin e opozitës dhe madje edhe për njerëz të medias e biznesit”, ka deklaruar ai.

Ai ka pohuar më tej se individë dhe kompani të lidhura me Radojçiqin kanë përfituar shuma të konsiderueshme parash.

“Njëzet vjet kanë punuar bashkë me Radojçiqin, i cili konsiderohej ‘zot shpie’ në komunat veriore të vendit! Qindra miliona janë marrë nga kompani e individë që kontrolloheshin ose kishin lidhje me Radojçiqin”, ka shkruar Zogiani.

Në reagimin e tij, anëtari i Vetëvendosjes ka kritikuar edhe mediat dhe komentuesit që, sipas tij, po e paraqesin anulimin e fletarrestimit si një çështje të paqartë.

“Kjo dihet dhe është faktografuar, por e çuditshme si kaq shumë komentues e media bëjnë sikur qenka një mister i madh arsyeja e tërheqjes së aktakuzës!”, ka përfunduar Zogiani.

të fundit

Avni Zogiani comments on Blerim Isufaj’s dismissal: Why are you presenting the cancellation of the arrest warrant for Radojčić as a mystery?

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, ka reaguar pas shkarkimit të Blerim Isufajt, duke komentuar çështjen e anulimit të fletarrestimit…

12 seconds ago

Threatened a businessman with €50,000, police solve the case: 21-year-old arrested, no explosives found inside suspicious package (NAME)

DIBËR Finalizohet operacioni policor i koduar “Kërcënimi”. Vendosi një pajisje të dyshimtë dhe kërcënoi për shpërthimin e saj, në këmbim…

1 minute ago

Another oil tanker attacked in the Strait of Hormuz, crew unharmed

Një cisternë që transportonte naftë bruto është sulmuar në Ngushticën e Hormuzit, në incidentin e dytë të raportuar ndaj një…

2 minutes ago

Halle Berry faces temporary custody restriction as ex-husband accuses her of abusing their son

Halle Berry dhe ish-bashkëshorti i saj, Olivier Martinez, janë përfshirë në një tjetër betejë ligjore, këtë herë për kujdestarinë e…

2 minutes ago

Rui Pinto largohet në fshehtësi pasi i hiqet mbrojtja: pretendon se përballet me rrezik serioz për jetën

Rui Pinto, njeriu që qëndron pas skandalit Football Leaks, dokumentet e të cilit ishin çelësi për nisjen e hetimit ndaj…

2 minutes ago

Albania vs. Finland: Major surprise as Maran leaves three newcomers in the stands

Kombëtarja e Shqipërisë, do të përballet me Finlandën në transfertë. “Panorama Sport”, mëson se në transfertën e 3 tetorit do…

2 minutes ago