Categories: kosovë

Avdullah Hoti propozon një konventë gjithëpërfshirëse për të ardhmen e LDK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka hedhur idenë për organizimin e një konvente të madhe të partisë, me synim përcaktimin e drejtimit politik dhe rikthimin e besimit mes strukturave të saj.

Të lidhura

None found

Sipas Hotit, në këtë proces duhet të marrin pjesë të gjitha nivelet dhe strukturat e LDK-së.

“LDK-ja ka nevojë urgjente për një konventë të madhe, për një pajtim të madh për të qartësuar rrugën tonë përpara”, ka shkruar ai.

Deputeti demokrat ka vlerësuar se konventa do të duhej të shënonte një fillim të ri për partinë, ndërsa njëkohësisht të caktonte ekipin që do ta drejtojë atë në zgjedhjet e ardhshme.

“Konventa duhet të jetë një bashkim i madh dhe një moment i ri për LDK-në. Ajo duhet të përcaktojë ekipin që do ta udhëheqë LDK-në drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme”, ka deklaruar Hoti.

Ai ka nënvizuar se forcimi i besimit të brendshëm është i domosdoshëm për krijimin e unitetit, bashkëpunimit në ekip dhe suksesit elektoral.

“Mbi të gjitha, konventa duhet të ri-vendosë besimin e brendshëm, që është parakusht për unitet, punë ekipore dhe fitore”, ka shkruar Hoti.

Hoti ka deklaruar se do të kontribuojë në realizimin e këtij procesi, duke theksuar se vetëm një LDK e bashkuar mund ta rifitojë besimin e qytetarëve.

të fundit

Nis protesta kombëtare! Studentët thirrje para Ministrisë së Arsimit: Shqipëria e shqiptarëve

Ditën e sotme, studentët kanë nisur protestën e radhës kombëtare përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Pas më shumë se…

3 minutes ago

VIDEO/ Përfundojnë pjesët e para të 5 sfidave: Iliria dhe Kukësi në avantazh, pa gola Pogradeci e Besa

Janë mbyllur 45 minutat e para në 5 ndeshjet, Kategoria e Parë, java e 10-të [...]Read More...

5 minutes ago

Wenger drejt kandidimit për FIFA-n, a do ta sfidojë Infantinon?

Arsene Wenger po shqyrton mundësinë e kandidimit për president të FIFA-s në zgjedhjet e ardhshme, të cilat do ta shohin…

5 minutes ago

Revolta studentore/ Tensione te Ministria e Arsimit, shoqërohet një protestues

Momente tensioni janë regjistruar pranë Ministrisë së Arsimit, ku po zhvillohet protesta e studentëve, të cilëve u janë bashkuar edhe…

10 minutes ago

Pesticidet mbi normë, asgjësohen 19,3 tonë mollë të kthyera nga Bullgaria në Maqedoninë e Veriut

Mbi 40 tonë mollë të eksportuara nga vendi ynë, janë ndaluar nga autoritetet bullgare brenda pak ditësh, për shkak të…

17 minutes ago

Protestuesit marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit: Qeveri e krimit, jepni dorëheqjen, ju erdhi fundi!

Momente tensioni janë regjistruar pranë Ministrisë së Arsimit, ku po zhvillohet protesta e studentëve, të cilëve u janë bashkuar edhe…

18 minutes ago