Categories: kosovë

Autoritetet ngrenë alarmin për sezonin e zjarreve dhe kërkojnë vigjilencë maksimale gjatë verës

Institucionet që mbulojnë sigurinë, emergjencat dhe mbrojtjen e pyjeve kanë paralajmëruar për rritje të rrezikut nga zjarret në muajt e verës, duke u bërë thirrje qytetarëve të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë flakë dhe të tregojnë kujdes të shtuar.

Në një paraqitje të përbashkët para mediave, përfaqësues të Policisë së Kosovës, Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Agjencisë Pyjore të Kosovës, Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës dhe Departamentit të Pylltarisë theksuan se çdo zjarrvënie, qoftë e qëllimshme apo e shkaktuar nga pakujdesia, do të trajtohet seriozisht dhe sipas legjislacionit në fuqi.

Të lidhura

None found

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se qytetarët duhet të veprojnë me përgjegjësi gjatë stinës së nxehtë, duke kujtuar se Kodi Penal parashikon dënime nga gjashtë muaj deri në 10 vjet burg për veprën penale të zjarrvënies.

Sipas tij, gjatë viteve 2025 dhe 2026, Policia e Kosovës ka kryer 1.222 intervenime në raste zjarresh, ka hapur 258 raste penale dhe ka arrestuar 37 persona.

Hoxha theksoi se kjo konferencë u organizua edhe si apel publik për kujdes gjatë verës, por edhe për të bashkërenduar veprimet mes institucioneve, në mënyrë që të ketë sa më pak zjarre dhe dëmet nga rastet e raportuara të mbahen në minimum. Ai shtoi se personat që identifikohen dhe arrestohen nga Policia e Kosovës për këto raste dërgohen në prokurori për procedura të mëtejshme, ndërsa për zjarrvënien, sipas nenit 322, dënimi i paraparë është nga gjashtë muaj deri në 10 vjet.

Ai bëri të ditur gjithashtu se, në krahasim me vitin 2024, rastet e raportuara të zjarrvënieve të qëllimshme kanë shënuar rritje nga 264 në 469 raste në vitin 2025, ose rreth 70 për qind më shumë.

U.d. i drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Shefki Avdullahu, deklaroi se institucioni që ai drejton e ka ngritur nivelin e gatishmërisë në të gjitha strukturat.

Ai nënvizoi se vetëm në sezonin e kaluar në Kosovë janë evidentuar 11.466 vatra zjarri, çka sipas tij kërkon përfshirje të gjerë të institucioneve si në nivel qendror, ashtu edhe lokal.

Avdullahu tha se qendrat operative emergjente punojnë pa ndërprerje, 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë, ndërsa qendrat rajonale të menaxhimit emergjent bëjnë monitorim të vazhdueshëm dhe koordinohen me nivelin lokal. Ai theksoi se të gjitha rastet e zjarrvënieve, pa dallim nëse janë të qëllimshme apo pasojë e pakujdesisë, do të trajtohen në përputhje të plotë me ligjin në fuqi. Sipas tij, personat përgjegjës do të përballen me masat ndëshkuese dhe procedurat ligjore pa asnjë përjashtim, duke e cilësuar këtë si një mesazh të qartë të angazhimit shtetëror për mbrojtjen e rendit publik dhe mjedisit. Megjithatë, ai theksoi se asnjë mekanizëm institucional nuk mund të japë efekt të plotë pa bashkëpunimin e qytetarëve.

Avdullahu përsëriti se përgjegjësit do të përballen me ndëshkimet përkatëse dhe u bëri thirrje qytetarëve të mos ndezin zjarre në hapësira të hapura, të mos djegin mbeturina dhe çdo rast ta lajmërojnë në numrin emergjent 112.

Nga ana tjetër, hidrologu i lartë në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, Bashkim Kastrati, tha se ky institucion i ndjek në kohë reale kushtet meteorologjike përmes 24 stacioneve automatike, të cilat furnizojnë me të dhëna platformën kombëtare për menaxhimin e zjarreve pyjore.

Kastrati u shpreh se Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë situatave me temperatura të larta, e shton vazhdimisht vigjilencën përmes njoftimeve që i publikon për opinionin e gjerë, por edhe për informimin e institucioneve.

U.d. i drejtorit ekzekutiv të Agjencisë Pyjore të Kosovës, Menderes Ibra, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 nga zjarret janë përfshirë 2.230 hektarë pyje, prej të cilëve 1.37- hektarë ishin pyje shtetërore dhe 863 hektarë pyje private.

Ai tha se pasojat e zjarreve nuk maten vetëm me humbjen ekonomike.

Sipas Ibrës, raste të paraqitura ka pasur 34 në rajonin e Prishtinës, 20 në rajonin e Mitrovicës, 3 në rajonin e Pejës, 44 në rajonin e Prizrenit, 6 në rajonin e Ferizajt dhe 32 në rajonin e Gjilanit. Ai theksoi se dëmet në pyje janë shqetësim i madh jo vetëm për Agjencinë Pyjore, por për të gjithë shoqërinë, pasi përveç djegies së pyjeve dhe humbjes ekonomike, ato sjellin edhe shkatërrim të florës dhe faunës, rrënim të burimeve ujore, ndikim në lirimin e dioksidit të karbonit dhe ndryshim të cilësisë së ajrit.

Drejtori i Departamentit të Pylltarisë, Tahir Ahmeti, tha se temperaturat e larta dhe niveli i ulët i lagështisë në tokë e shtojnë ndjeshëm rrezikun për shpërthimin e zjarreve, ndaj kërkohet më shumë koordinim institucional dhe bashkëpunim me qytetarët.

Ahmeti deklaroi se vendi po hyn në një periudhë me temperatura të larta dhe lagështi të ulët të tokës, çka krijon potencial të madh për zjarre. Ai theksoi se, në aspektin legjislativ, ligji për pyjet përcakton se ndezja e zjarreve apo e këtyre mjediseve me drunj sanksionohet me ligj dhe të gjithë personat që kryejnë një veprim të tillë përballen me fuqinë e ligjit. Sipas tij, masat parandaluese për mbrojtjen e pyjeve nga zjarri përcaktohen përmes planeve menaxhuese dhjetëvjeçare dhe institucionet që menaxhojnë pyjet e kanë obligim ligjor t’i kenë dhe t’i zbatojnë ato sipas përshkrimit. Ai shtoi se varësia nga kushtet klimatike e bën këtë proces mjaft kompleks, pasi pyjet kanë qenë gjithmonë ndër ekosistemet më të rrezikuara nga degradimi si pasojë e zjarrit.

Ahmeti rikujtoi gjithashtu se ligji ndalon ndezjen e zjarrit brenda një distance prej 500 metrash nga pyjet, përveç në hapësirat e posaçme të përcaktuara për këtë qëllim, ndërsa theksoi se shkelësit do të ndëshkohen sipas sanksioneve të parashikuara me ligj.

të fundit

Taylor Swift dhe Travis Kelce gati për dasmën e vitit, dalin detaje të reja

Taylor Swift dhe Travis Kelce do ta mbajnë darkën para dasmës në teatrin Infosys brenda Madison Square Garden në New…

6 minutes ago

Institute of Forensic Medicine arrives at the scene after the body of a 25-year-old is found in Batllava Lake

Pas gjetjes së trupit të pajetë të 25-vjeçarit i cili ishte zhdukur në Liqenin e Batllavës, tashmë në vendin e…

7 minutes ago

Drone attack on the Moscow region kills a 6-month-old baby after debris falls on a building

Një foshnjë 6-muajshe humbi jetën të martën, pasi mbetjet e një droni ranë mbi një ndërtesë private në rajonin e…

7 minutes ago

Pope Leo XIV calls for a halt to ordinations without the Holy See’s permission

Papa Leoni XIV u bëri thirrje drejtuesve dhe pjesëtarëve të Vëllazërisë Meshtarake Shën Piu X që të tërhiqen nga synimi…

7 minutes ago

Citizens’ protest demanding the prime minister’s removal, Rama admits: They are a message to the government, but the algorithm is to blame

Këtë të mërkurë, në fjalën e tij në forumin europian të inovacionit dhe sipërmarrjes, “Ruhr Summit”, kryeministri Edi Rama, ka…

7 minutes ago

Dua Lipa shares a provocative photo in which she appears completely nude during her honeymoon in Italy

Ylli global i muzikës pop, Dua Lipa, i ka kënaqur fansat e saj duke publikuar disa fotografi të papara më…

8 minutes ago