Categories: kosovë

Haziri: Protestat për UÇK-në do të vazhdojnë, por pa sulmuar institucionet

Çlirim Haziri, i biri i dëshmorit Xhavit Haziri, u bëri thirrje qytetarëve të reagojnë me vendosmëri ndaj aktgjykimit të sotëm në Hagë, duke ruajtur dinjitetin dhe duke shmangur çdo sulm ndaj Policisë së Kosovës apo institucioneve të Republikës.

Të lidhura

None found

Para qytetarëve të mbledhur në Prishtinë, Haziri deklaroi se protestat do të vijojnë dhe se qëndrimi ndaj një vendimi që ai e cilëson të padrejtë do të shprehet hapur. Megjithatë, ai nënvizoi se zemërimi nuk duhet të drejtohet kundër institucioneve të vendit.

“Do të qëndrojmë këtu, do të protestojmë dhe nuk do të heshtim. Por nuk do ta sulmojmë Policinë e Kosovës dhe nuk do t’i sulmojmë institucionet tona”, ka thënë Haziri.

Ai u kërkoi protestuesve të mos përdorin maska dhe të mos e fshehin identitetin e tyre gjatë tubimit.

“Hiqini maskat. UÇK-ja ka qenë pa maska. Edhe ne jemi pa maska. Ne nuk fshihemi. Ne protestojmë hapur dhe me dinjitet”, ka deklaruar Haziri.

Sipas tij, qytetarët kanë të drejtë ta mbrojnë publikisht atë që e shohin si të vërtetën e luftës së UÇK-së, pa cenuar rendin publik dhe institucionet e Kosovës.

Haziri u bëri apel qytetarëve të tregojnë përmbajtje ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, duke sqaruar se kundërshtimi i tyre lidhet me aktgjykimin dhe jo me institucionet shtetërore.

“Këto janë institucionet tona. Janë institucionet e Kosovës, të krijuara me shumë sakrificë dhe me gjakun e dëshmorëve. Ne jemi këtu për ta mbrojtur UÇK-në, jo për ta dëmtuar Kosovën”, është shprehur Haziri.

Ai njoftoi se protestat dhe veprimtaritë qytetare do të vijojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme, duke kërkuar që ato të mbahen në mënyrë paqësore dhe me dinjitet.

“Nuk do të heshtim dhe nuk do të dorëzohemi, por do të protestojmë siç i ka hije një populli që e di çfarë ka sakrifikuar për lirinë e vet”, ka thënë Haziri.

të fundit

Triumf 9-1 ndaj Lensit, Fabregas paralajmëron Comon: Duhet të ruajmë përulësinë

Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…

1 hour ago

Berisha calls for opposition unity: Democrats defended students from the start of the movement

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

2 hours ago

Suspect believed to be a member of gang that defrauded elderly women arrested in Thessaloniki; €21,200 and valuables seized

Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…

2 hours ago

Dritan Goxhaj and Edison Lika released after being detained by police for refusing fines

Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…

2 hours ago

Civil Emergencies commander arrives at the scene, raising hopes for the 69-year-old’s fate: He may be found alive

Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…

2 hours ago

Berisha kërkon bashkimin e opozitës: Demokratët i mbrojtën studentët që në fillim të lëvizjes

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

2 hours ago