Shtetasi i Republikës së Kosovës, Bajram Bajrami, është liruar nga autoritetet kroate, ka njoftuar Ministria e Drejtësisë.
Sipas ministrisë, lirimi i tij u bë i mundur pas ndërhyrjes së institucioneve të Kosovës dhe bashkëpunimit me autoritetet përkatëse të Kroacisë.
None found
Bajram Bajrami ishte ndaluar në Kroaci në zbatim të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, për pretendime lidhur me kryerjen e veprave penale të krimeve të luftës, në cilësinë e pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ministria ka bërë të ditur se Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, u angazhua që në momentet e para të ndalimit për të ndërmarrë hapat e nevojshëm institucionalë.
Më 14 gusht 2026, përmes një shkrese zyrtare drejtuar Ministrit të Drejtësisë së Kroacisë, Damir Habijan, dhe autoriteteve kompetente, Gërvalla kërkoi lirimin e menjëhershëm të shtetasit kosovar. Në të njëjtën shkresë, ajo shprehu shqetësimin për përdorimin e urdhër-arresteve të Serbisë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Rasti u diskutua gjithashtu në një bisedë telefonike ndërmjet ministres Gërvalla dhe homologut të saj kroat. Gjatë komunikimit u theksua se qytetarët e Kosovës nuk duhet të mbahen peng nga pretendime të tilla të Serbisë.
Po ashtu, sipas qëndrimit të përcjellë nga ministria, për veprat e pretenduara të kryera në territorin e Kosovës kompetencën e kanë institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës.
Ministria e Drejtësisë e ka vlerësuar lirimin e Bajramit si një dëshmi se institucionet e Kosovës do të qëndrojnë pranë qytetarëve të saj përballë përpjekjeve të Serbisë për t’i ndjekur apo ndaluar përmes mekanizmave ndërkombëtarë.
Institucioni ka përsëritur se Republika e Kosovës do të vazhdojë t’i mbrojë qytetarët e saj, të drejtat dhe dinjitetin e tyre, si dhe të vërtetën për luftën e drejtë çlirimtare.
Ministria ka theksuar gjithashtu se drejtësia nuk mund të përdoret si instrument politik kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Administrata Trump ka propozoi një investim prej 5 miliardë dollarësh nga qeveria amerikane në një fond të ri për Lindjen…
Aktorja 36-vjeçare ndërroi jetë më 16 gusht në apartamentin e saj në Karolinën e Jugut. Mjeku ligjor e cilësoi vdekjen…
Deficiti tregtar i Bashkimit Evropian me Kinën arriti në 36.5 miliardë euro vetëm në korrik, ndërsa në shtatë muajt e…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i është rikthyer sërish çështjes së Kosovës dhe Serbisë gjatë fjalimit të tij në Asamblenë…
Kombëtarja e Kosovës hyn këtë javë në aksion në edicionin e ri të Ligës së Kombeve, në një seri prej…
Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, i shoqëruar nga kreu i Komunës së Sarajit, Muhamet…