Categories: kosovë

Aurona Pelajt i ndalohet ushtrimi i profesionit të infermieres për 5 vjet

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti i përgjithshëm – Divizioni Penal, me gjyqtarin e vetëm gjykues Alan Taranis, ka nxjerrë aktgjykim dënues ndaj Aurona Pelaj për veprën penale “sulm”, sipas nenit 184 par. 3 nën par. 3.1 të KPRK-së. Si dënim plotësues, gjykata ka vendosur ndalimin e ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës, duke ia ndaluar të pandehurës A.P. ushtrimin e profesionit të infermieres për 5 (pesë) vjet, afat që nis nga dita kur aktgjykimi merr formën e prerë. Koha e kaluar në burg nuk do të përfshihet në kohëzgjatjen e këtij dënimi plotësues.

Të lidhura

None found

E pandehura Pelaj është obliguar gjithashtu të mbulojë shpenzimet e procedurës penale, përkatësisht shumën prej 70 (shtatëdhjetë) euro në emër të paushallit gjyqësor, si dhe 20 (njëzetë) euro për Programin për Kompensimin e Viktimave të Krimit. Këto pagesa duhet të kryhen brenda 15 ditësh nga dita kur aktgjykimi bëhet i plotfuqishëm. Sa i takon kërkesës pasurore juridike, gjykata e ka udhëzuar palën e dëmtuar që atë ta realizojë në kontest të rregullt juridiko civil.

Për të pandehurën A. R., e akuzuar për veprën penale “sulm” nga neni 184 par. 3 nën par. 3.1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së, është marrë vendim lirues, pasi nuk është provuar se ajo e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohej. Ndërkohë, për të pandehurën R. K., e akuzuar për të njëjtën vepër penale dhe në lidhje me nenin 31 të KPRK-së, gjykata e ka refuzuar akuzën, me arsyetimin se Prokurori i shtetit është tërhequr nga akuza.

Shpenzimet e procedurës penale për A.R. dhe R.K. do të mbulohen nga gjykata. Edhe në këtë rast, pala e dëmtuar, përkatësisht përfaqësuesi i saj, është udhëzuar nga gjykata që kërkesën pasurore juridike ta ndjekë përmes kontestit të rregullt juridiko civil.

të fundit

Beteja e mesfushës pritet të vendosë duelin Spanjë-Portugali për një vend në çerekfinale

Spanja dhe Portugalia do të përballen sot në një nga duelet më tërheqëse të fazës së 1/8 së finales në…

1 minute ago

“Është shumë e dashur, e kujdesshme” – motra e Mateos me fjalë të mëdha për Brikenën

Në "Top Arena" e ftuar së fundmi ka qenë motra e ish-banorit të Big Brother VIP Albania 5, Mateo Borrit,…

1 minute ago

Fermeri pas takimit në ministri: Është arritur marrëveshje, “Vita” e nis sonte grumbullimin e qumështit

Fermeri Fidan Krasniqi ka folur pas takimit të mbajtur me ministrin në detyrë Armend Muja, i cili u zhvillua pas protestës…

12 minutes ago

Nga Zidane te Suarez, 11 emra të mëdhenj që munguan në duele vendimtare, në të kundërt të Balogun

Vendimi i FIFA-s për të pezulluar me kusht dënimin e sulmuesit amerikan Folarin Balogun, pas kartonit të kuq të marrë…

13 minutes ago

“Jo dhunës – Po sigurisë!”, sonte mbahet protestë në Podujevë për më shumë siguri

Shoqata “Roja e Kohës” ka organizuar një protestë në sheshin e Podujevës, ku kanë ftuar qytetarët të bashkohen për të…

21 minutes ago

Kërkesa për largimin e Abdixhikut ndez debat në LDK, partia përballë një momenti vendimtar?

  Pas rezultatit të dobët të Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e fundit, brenda partisë kanë nisur lëvizje për…

22 minutes ago