Categories: kosovë

Auditimi në MPJD zbulon ulje të paligjshme prej 10 mijë eurosh në tender dhe 39,181 euro pagesa për shërbime juridike pa prova të plota

Gjatë auditimit për vitin 2025 në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Zyra Kombëtare e Auditimit ka identifikuar disa parregullsi që lidhen me administrimin e kontratave, zhvillimin e procedurave të prokurimit dhe menaxhimin e stafit diplomatik.

Një nga çështjet e veçuara në raport ka të bëjë me një kontratë për këshillim dhe përfaqësim ligjor në Ambasadën e Kosovës në Berlin. Sipas auditorëve, për këtë angazhim me tarifë 300 euro për orë pune nuk ishte caktuar menaxher i kontratës. Ndërkohë, në një rast tjetër, Konsullata e Përgjithshme në Frankfurt kishte kryer pagesë prej 39,181 eurosh për shërbime juridike, edhe pse nuk posedonte dëshmi të mjaftueshme që do të vërtetonin përputhjen mes orëve të faturuara dhe punës së realizuar. Në raport thuhet se mungonin dokumente të tilla si evidenca të hollësishme për orët e punës dhe raportet konkrete për shërbimet e kryera.

Të lidhura

None found

Parregullsi është konstatuar edhe në një tender për shërbime higjienike. Auditimi thekson se Komisioni Vlerësues kishte ndryshuar çmimin e ofertës së operatorit fitues, duke e zbritur nga 134,450 euro në 124,450 euro, me arsyetimin se po korrigjoheshin gabime aritmetike. Por auditorët kanë vlerësuar se në ofertë nuk ekzistonin gabime të tilla dhe se ndërhyrja prej 10 mijë eurosh shkonte përtej kufijve që ligji lejon për këso korrigjimesh.

Raporti po ashtu evidenton se në 20 misione diplomatike dhe konsullore, diplomatë dhe zyrtarë konsullorë kanë vijuar ushtrimin e funksioneve edhe pasi u kishte përfunduar mandati katërvjeçar i përcaktuar me ligj. Sipas gjetjeve të auditorit, disa prej tyre kishin mbetur në detyrë pa dekrete të reja për vazhdimin e mandatit ose pa vendime të reja emërimi. Nga 20 rastet e evidentuara, nëntë persona nuk i përkisnin shërbimit të përhershëm diplomatik.

Në auditim është përmendur edhe fakti se tri pozita të rregullta në ministri vazhdonin të mbaheshin nga ushtrues detyre përtej afateve të lejuara me ligj. Kjo kishte ndodhur edhe pse për këto vende pune nuk ishin hapur konkurse, pavarësisht përfshirjes së tyre në planin vjetor të rekrutimit.

Në përfundim, auditorët kanë rekomanduar që të forcohen mekanizmat e kontrollit të brendshëm, të respektohen rregullat e prokurimit publik, të caktohen menaxherë të kontratave dhe mandatet diplomatike të administrohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.

të fundit

VIDEO / Maroku realizon golin më të hershëm të këtij Botërori me një vollej spektakolar

Përfaqësuesja e Marokut e ka shënuar golin më t shpejtë deri më tani në këtë Kampionat Botëror.Maroku kaloi herët në…

34 minutes ago

Pushimet e hidratimit në Botërorin 2026 hapin debat: nevojë për lojtarët apo hapësirë për reklama?

Dhjetorin e kaluar, FIFA njoftoi se pushimet për hidratim do të ishin të detyrueshme në të gjitha ndeshjet e Kupës…

49 minutes ago

Horoskopi 20 Qershor, çfarë parashikojnë yjet për dashurinë dhe financat

Dashi Jeni duke jetuar një situatë paradoksale. Venusi do të ketë ndikim të favorshëm, por gjithsesi duket se nuk e…

57 minutes ago

FIFA pritet të dëmshpërblejë Sassuolon pas lëndimit të rëndë të Ismael Koné në ndeshjen Kanada-Katar

FIFA do t’i paguajë një kompensim të konsiderueshëm klubit italian Sassuolo pas lëndimit të rëndë që pësoi Ismael Kone në…

1 hour ago

Përplasja me kryeministren italiane, Trump flet sërish për Melonin: Nuk e dua as si fanse!

Presidenti amerikan Donald Trump ka folur sërish për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke bërë deklarata kritike ndaj saj në një…

1 hour ago

Portugalia përgatit epokën pas Martinezit, tre trajnerë portugezë në fokus

Federata Portugeze e Futbollit ka nisur të planifikojë të ardhmen e kombëtares dhe tashmë po shqyrton kandidatët e mundshëm për…

1 hour ago