Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë publik versionin e ri të Sistemit Elektronik “EDI”, në kuadër të të cilit është shtuar edhe një shërbim i ri elektronik me emrin “Kërkesë për Fiskalizim”, i qasshëm përmes lidhjes: https://www.atk-ks.org/njoftim-per-tatimpagues-publikohet-versioni-i-ri-i-sistemit-elektronik-edi/
None found
Sipas ATK-së, ky funksionalitet i ri është vënë në zbatim në përputhje me Udhëzimin Administrativ (MF) Nr. 01/2026 për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve Elektronikë Fiskalë, me synimin që tatimpaguesit të pajisen me Kodin Unik për Fiskalizim, i cili kërkohet për përdorimin e Softuerit Elektronik Fiskal (SEF).
Nëpërmjet këtij shërbimi mund të paraqesin kërkesë tatimpaguesit që do të nisin përdorimin e SEF-it, por edhe ata që ndodhen në fazën e kalimit nga Pajisjet Elektronike Fiskale (PEF) në Softuerin Elektronik Fiskal.
Në njoftimin drejtuar bizneseve thuhet: “Përmes shërbimit “Kërkesë për Fiskalizim” mund të aplikojnë: tatimpaguesit që do të fillojnë përdorimin e Softuerit Elektronik Fiskal (SEF); tatimpaguesit që janë në proces të kalimit nga Pajisjet Elektronike Fiskale (PEF) në Softuerin Elektronik Fiskal (SEF)”.
Ky shërbim mund të gjendet në Sistemin Elektronik EDI, te menyja “Fiskalizimi”, duke zgjedhur opsionin “Kërkesë për Fiskalizim”.
ATK ka sqaruar se tatimpaguesve që tashmë janë pajisur me Kodin Unik për Fiskalizim, ky kod do t’u shfaqet në sistem, ndërsa ata që ende nuk e posedojnë do të kenë mundësi ta paraqesin kërkesën elektronikisht përmes shërbimit të saposhtuar.
Administrata Tatimore u ka bërë thirrje të gjithë tatimpaguesve që planifikojnë të përdorin Softuerin Elektronik Fiskal, si edhe atyre që po kalojnë nga PEF në SEF, që të kontrollojnë statusin e tyre në Sistemin Elektronik EDI dhe, kur të jetë e nevojshme, të aplikojnë për pajisjen me Kodin Unik për Fiskalizim.
Sipas ATK-së, hedhja në përdorim e këtij versioni të ri të EDI-së është pjesë e përpjekjeve për digjitalizimin e proceseve tatimore dhe për ofrimin e shërbimeve më moderne, më efikase dhe më të qasshme për tatimpaguesit.
Një hetim i SPAK, i nisur me objektiv të qartë për të “kryqëzuar” kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj,…
Tre futbollistët më të vlefshëm nga Amerika e Jugut në futbollin botëror kanë një vlerë të përbashkët prej 360 milionë…
Këtë të enjte, gjatë fjalës së tij në Parlament, deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka kundërshtuar në Kuvend aktin…
Një politikë më e fortë e akcizës mund të kontribuojë në uljen e pirjes së duhanit dhe rritjen e të…
Këtë të enjte, kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit…
LeBron James ka zgjedhur një rival si Miami për të arritur për herë të parë kuota të nivelit të tij…