Categories: kosovë

Asambleisti i LDK-së në Obiliq largohet nga partia pas qëndrimit për Projektligjin e Speciales

Labinot Mirena, asambleist i LDK-së në Kuvendin Komunal të Obiliqit, ka njoftuar dorëheqjen e parevokueshme nga të gjitha strukturat e partisë.

Të lidhura

None found

Vendimi i tij erdhi pas qëndrimit të grupit parlamentar të LDK-së kundër votimit të projektligjit që synon ndryshime në ligjin për Gjykatën Speciale.

Mirena deklaroi se nuk pajtohet me këtë pozicion të partisë, duke e konsideruar atë si një mospajtim të rëndësishëm në aspektin parimor dhe personal.

“Ky vendim shpreh mospajtimin tim të thellë me qëndrimin e LDK-së ndaj krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Për mua, kjo nuk është vetëm çështje politike apo partiake, por çështje parimesh dhe bindjesh personale, mbi të cilat nuk mund të bëj kompromis”, ka shkruar Mirena.

Ai ka bërë të ditur se do ta vijojë mandatin në Kuvendin Komunal të Obiliqit si asambleist i pavarur.

Sipas Mirenës, qëndrimi i LDK-së për këtë çështje nuk përputhet me vlerat dhe bindjet që ai mbron.

të fundit

Hoti akuzon Qeverinë për shkelje ligjore: Projektbuxheti për vitin 2027 nuk u dorëzua brenda afatit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…

6 minutes ago

Diego Moreira, heroi i Milanit në derbi: Kuqezinjtë mund të paguajnë deri në 68 milionë euro për belgun

Diego Moreira ishte padyshim njëri prej protagonistëve kryesorë të fitores së Milanit ndaj Interit me rezultat 3-1. Në derbin e…

8 minutes ago

Sky News: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar, kanë tërhequr vëmendjen edhe të medias italiane…

14 minutes ago

Opposition criticizes the lack of a government plan, while LVV says the document will be approved soon

Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…

16 minutes ago

Nagavci: Capital investments in the 2027 draft budget exceed one billion euros

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se në mbledhjen e 64-të të Këshillit…

16 minutes ago

Suspected of robbing four businesses in Shkëmbi i Kavajës, 31-year-old arrested and accomplice sought

Policia e Durrësit ka zbardhur katër vjedhje të kryera në biznese në zonën e Shkëmbit të Kavajës, gjatë një periudhe…

17 minutes ago