Qytetarët e Kosovës nuk do të paguajnë më sigurimin kufitar kur të udhëtojnë në Malin e Zi.
Këtë e ka konfirmuar drejtori i Byrosë së Sigurimeve, Sami Mazreku në një intervistë për Ekonomia Online ku bëri me dije se marrëveshja për heqjen e 15 eurove si taksë do të nënshkruhet më 25 qershor në orën 14:00.
None found
“Përpara është diskutuar shumë dhe është diçka që nuk ka ndodhur, në muajin e tretë të mandatit si drejtor kemi arritur t’i finalizojmë të gjitha komentet dhe më datën 25 qershor në orën 14:00 nënshkruhet kjo marrëveshje dhe kjo do të hyjë në fund nga data 1 korrik, mirëpo që aspekti teknik na ka vonuar pak. Qytetarët e Kosovës që shkojnë në Mal të Zi nuk kanë nevojë të paguajnë sigurimin kufitar dhe sigurimi që marrin për Serbi dhe Maqedoninë të vlejë edhe për Malin e Zi”, tha ai.
Në lidhje me vendimin e djeshëm të qeverisë Kurti, Mazreku u shpreh se ky është një vendim që i paraprim marrëveshjes.
“Është një vendim që i paraprin një marrëveshjeje, e cila do të nënshkruhet nesër me ministrin e Financave, Bankës Qendrore, neve si Byro dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. Për byronë është njëjtë, vetëm se është një proces më ndryshe. Nuk e shohim problem” tha ai.
E ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë këngëtarja Juela Nikolli, e cila ka folur jo…
Kreu i PD-së Sali Berisha foli sot për programin që ka Partia Demokratike lidhur me teknologjinë dhe Inteligjencën Artificiale. Berisha…
Vajza e boksierit të njohur Tyson Fury, Venezuela Fury, ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj Noah Price në një…
Komisioni Evropian (KE) ua ka ndarë në total 158.9 milionë euro nga ndihma financiare e Planit të Rritjes Shqipërisë, Maqedonisë…
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zhvilluar ditën e sotme një kontroll blic në burgun e Rrogozhinës. Nga kontrolli u…
Armir Shahini, këngëtari i grupit të njohur, “West Side Family”, ka folur për ish-banorët më të komentuar të shtëpisë më…