showbiz

A është takuar me Selin pas daljes nga BBV 5? Miri zbulon raportet me ish-banorët

Armir Shahini, këngëtari i grupit të njohur, “West Side Family”, ka folur për ish-banorët më të komentuar të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ai ndau më shumë detaje rreth eksperiencës së tij brenda shtëpisë së BBV 5, marrëdhënieve me banorët dhe mënyrës se si publiku ndikoi në rrugëtimin e tij deri në finale.

Gjatë bisedës, Miri foli edhe për jetën pas daljes nga programi, ndryshimet që ka përjetuar në përditshmëri dhe vëmendjen e madhe që ka marrë nga publiku. Ai tregoi se periudha pas Big Brother VIP Albania ka qenë intensive, mes projekteve të reja, rikthimit në muzikë dhe përshtatjes me një realitet krejt ndryshe nga ai që la para hyrjes në shtëpi.

Të lidhura

None found

I pyetur nëse ka takuar ndonjë nga ish-banorët pas daljes, por edhe Selin, Miri u përgjigj:

“Jo, asnjëherë. Nuk di gjë. Ku urrej unë?! Unë jam njerëzor, jam babaxhan. Ja Elona më njeh”.

I pyetur ‘nëse Selin dhe Miri do të ishin të ftuar të dy në emision, a do të vinte ai?’, ish-banori u përgjigj:

“S’e kam problem. Unë të thashë. S’e kam problem asnjë gjë. Çdo gjë që ka ndodhur në Big, e kam mbyllur dhe e kam lënë atje, por kontaktet jashtë Big-ut patjetër që i kam me miqtë e mi”.

Po marrëdhënia e tij me Rogertin, si vazhdon jashtë shtëpisë?

“Nuk është se vazhdoj shoqërinë, por kur jemi hasur në rrugë jemi takuar”, tha këngëtari i njohur.

Tags: MiriSelin

të fundit

Parashikimi i horoskopit 7 tetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Sot do të merreni me disa punë të cilave nuk do t’iu shpëtoni dot. Punët mund të kenë të…

4 minutes ago

Protesta në Prishtinë vijon gjatë mbrëmjes, Policia apelon për qetësi

Protesta pranë institucioneve shtetërore në Prishtinë ka vazhduar edhe në orët e mbrëmjes, ndërsa Policia e Kosovës ka bërë thirrje…

9 minutes ago

Hysaj befasoi me komentin për San Marinon: Nuk janë të dobët, fati na ndihmoi me penalltinë

Elseid HysajPas përfundimit të ndeshjes Shqipëri – San Marino, e përfunduar 2–1 për kuqezinjtë, e vlefshme për Ligën e Kombeve,…

13 minutes ago

LIVE: Kuvendi nis seancën e jashtëzakonshme për Specialen

Kuvendi i Kosovës pritet të nisë së shpejti seancën në të cilën do të trajtohen dy prej çështjeve më të…

17 minutes ago

Lladrovci kërkon mbështetjen e deputetëve për kandidaturën e Justina Shiroka-Pulës

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se emri i Justina Shiroka-Pulës është diskutuar prej rreth tre muajsh në PDK…

17 minutes ago

Aliaj për protestat e nxënësve në Francë: Situata është më e rrezikshme dhe më e mjerueshme se në komunizëm

Artisti Robert Aliaj, i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat që…

18 minutes ago