Një operacion i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore të Prishtinës ka çuar në prangosjen e një punonjësi të Ministrisë së Mjedisit, i cili dyshohet se ka mundësuar hyrjen në vend të kimikateve dhe pesticideve të ndaluara.
None found
Sinjali ka siguruar informacione ekskluzive se personi i ndaluar është Nazmi Maxhera, i moshës rreth 63 vjeç.
Bazuar në të dhënat e siguruara nga Sinjali, aksioni u zhvillua më 21 korrik, në orën 11:30, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht Sektori për Hetimin e Korrupsionit, në partneritet me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Nga hetimet e kryera rezulton dyshimi se Nazmi Maxhera, në rolin e tij si zyrtar përgjegjës për produktet biocide në ish-Ministrinë e Mjedisit, ka shkelur kufijtë e autoritetit të tij duke lëshuar licenca importi në kundërshtim me Ligjin për Biocide dhe Kimikate.
Materiali hetimor tregon se ai akuzohet se ka autorizuar hyrjen e lëndëve aktive të ndaluara, të përcaktuara në listën e Agjencisë Evropiane për Kimikate (ECHA), si dhe të pesticideve, licensimi i të cilave i takonte ligjërisht institucionit përkatës pranë Ministrisë së Bujqësisë.
Sipas burimeve të Sinjalit, si pasojë e këtyre autorizimeve, substancat e ndaluara mendohet se kanë mbërritur në Kosovë në momente të ndryshme nëpërmjet operatorëve të ndryshëm ekonomikë.
Gjatë ndërhyrjes së policisë, të dyshuarit i janë konfiskuar përkohësisht dy aparate celularë, ndërsa ai është marrë në pyetje me pjesëmarrjen e mbrojtësit të tij ligjor.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Nazmi Maxhera është vendosur në mbajtje për 48 orë, nën akuzat për veprat penale “Keqpërdorim i detyrës ose autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar”.
Veprimet hetimore për këtë çështje po vazhdojnë dhe synojnë të sqarojnë nëse nga këto veprime kanë pasur fitime operatorë të tjerë ekonomikë apo janë implikuar edhe individë të tjerë.
Shënim: Personat e përmendur në këtë shkrim konsiderohen të pafajshëm derisa faji i tyre të vërtetohet me një vendim gjyqësor të formës së prerë.
Raportohet se një polic i Kosovës është gjetur i vdekur në varrezat e fshatit Morinë, në Kukës. Burime të medias bëjnë…
Avokati Tomë Gashi ka reaguar kundër mundësisë së rikthimit të zyrtarëve serbë që kishin dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës…
I penduari kryesor i prokurorisë së posaçme SPAK, Nuredin Dumani, është marrë për herë të dytë i pandehur, pasi këtë…
Qeveria në mbledhjen e saj miratoi Ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, ku implementohen amendamentet e miratuara, me…
Nikola VelichkovskiSkënderbeu sapo ka njoftuar afrimin e qendërsulmuesit Nikola Velichkovskit [...]Read More...
Legjenda braziliane Ronaldo Nazario ka vlerësuar se Spanja ishte shumë superiore ndaj Argjentinës në finalen e Kupës së Botës 2026,…