Categories: kosovë

Arrestimi në kufirin serbo-hungarez, si e shpjegon rastin MPB-ja e Serbisë?

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë bëri të ditur më 2 gusht se në pikëkalimin kufitar Horgosh, në kufi me Hungarinë, është arrestuar një person me inicialet M.M., i lindur në vitin 1981. Ai dyshohet për veprën penale “krim lufte kundër popullsisë civile”.

Të lidhura

None found

Në njoftimin e saj, MPB-ja serbe nuk publikoi as identitetin e plotë dhe as shtetësinë e personit të arrestuar.

Autoritetet serbe pretendojnë se më 26 korrik 1999, në fshatin Kllobukar të Kosovës, i dyshuari kishte “kryer krim lufte ndaj dy personave me inicialet T.S. dhe S.S”.

Arrestimi, sipas autoriteteve të Serbisë, u realizua nga pjesëtarët e Shërbimit për Zbulimin e Krimeve të Luftës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Shërbimin për Luftimin e Terrorizmit.

Ndaj të dyshuarit është vendosur masa e ndalimit deri në 48 orë. Pas përfundimit të kësaj mase, ai pritet të dërgohet, bashkë me kallëzimin penal, në Prokurorinë Publike për Krime Lufte në Serbi.

Ndërkohë, avokati kosovar Arianit Koci njoftoi përmes Facebook-ut se autoritetet serbe kanë ndaluar Mentor Mustafën, shtetas të Kosovës, 44 vjeç, nga fshati Jasenovik i Komunës së Novobërdës.

Koci deklaroi se Mustafa u ndalua rreth orës 22:30 në pikëkalimin kufitar mes Hungarisë dhe Serbisë. Në atë kohë, ai po udhëtonte me autobus nga Shtutgarti për në Kosovë, së bashku me vëllain e tij, Fejzullah Mustafën.

Sipas avokatit, vëllai i Mustafës, i cili ndodhej aty gjatë ndalimit, ka treguar se autoritetet serbe e kishin arsyetuar veprimin me një letërnjoftim të dëmtuar.

Koci shtoi se tashmë ka filluar angazhimin për të zbardhur rrethanat e ndalimit dhe për t’i siguruar Mustafës ndihmë juridike.

Deri më tani, institucionet e Kosovës nuk kanë publikuar asnjë informacion lidhur me rastin.

Radio Evropa e Lirë iu drejtua Qeverisë së Kosovës dhe avokatit Arianit Koci për hollësi të tjera, si dhe për të verifikuar nëse bëhet fjalë për të njëjtin rast. Megjithatë, deri në publikimin e artikullit, nuk kishte marrë përgjigje. /REL

të fundit

Tottenhami vihet pas sulmuesit që dikur ishte i papërballueshëm për Arsenalin dhe Chelsean

Tottenhami po shqyrton mundësinë e transferimit të Victor Osimhenit, me sulmuesin e Galatasarayt që është shndërruar në një nga objektivat…

22 seconds ago

VIDEO/ Apartment Engulfed in Flames in Vlora

Një zjarr u regjistrua mesditën e stome në një pallat në rrugën Transballkanike në Vlorë, duke përfshirë një apartament në…

5 minutes ago

FOTOLAJM/ Brenda kështjellës 2.6 mln euro të Ermal Beqirit në Francë, SPAK kërkon sekuestrimin e apartamenteve, avionit dhe mjeteve motorike

SPAK në njoftimin zyrtar mbi arrestimin e biznesmenit Ermal Beqiri në Francë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për aferën e…

5 minutes ago

Following Spain’s Migrant Crisis, Meloni Calls for Expansion of the “Albanian Model

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, pritet të propozojë zgjerimin e modelit të Shqipërisë për qendrat e riatdhesimit, duke e paraqitur atë…

6 minutes ago

Ministria e Shëndetësisë: Gjendja epidemiologjike në Gostivar mbetet e qëndrueshme

Situata epidemiologjike në Gostivar është e qëndrueshme, dhe institucionet kompetente shëndetësore vazhdojnë me monitorim të vazhdueshëm, njofton Ministria e Shëndetësisë.Gjatë…

6 minutes ago

Municipalities Seek Emergency Fund Following Storm Warning: Resources Lacking to Handle the Situation

Pas paralajmërimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës për stuhi në vend, komunat ankohen se nuk kanë kapacitete financiare të mjaftueshme…

7 minutes ago