Categories: kosovë

Prokuroria serbe mbledh prova pas ndalimit të një të dyshuari për krime lufte në Kosovë

Prokuroria për Krime Lufte e Serbisë ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë (REL) se po verifikon rrethanat dhe po kryen veprime hetimore lidhur me arrestimin e M.M., i dyshuar për krime lufte ndaj popullsisë civile në Kosovë gjatë vitit 1999.

Të lidhura

None found

Arrestimi u krye më 1 gusht, rreth orës 22:30, në pikëkalimin kufitar mes Serbisë dhe Hungarisë, sipas deklarimit të avokatit nga Kosova, Arianit Koci. Ai tha në Facebook se personi i ndaluar ishte shtetasi i Kosovës Mentor Mustafa (44), nga fshati Jasenovik i komunës së Novobërdës.

Sipas Kocit, Mustafa po udhëtonte me autobus nga Shtutgarti në drejtim të Kosovës, bashkë me vëllain e tij, Fejzullah Mustafën. Avokati shtoi se, bazuar në dëshminë e vëllait, i cili ndodhej në vendngjarje, autoritetet serbe e kishin lidhur ndalimin me një letërnjoftim të dëmtuar.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi më 2 gusht për arrestimin në pikën kufitare Horgosh, mes Serbisë dhe Hungarisë. Në njoftim thuhej se personi dyshohej për krim lufte kundër popullsisë civile në fshatin Kllobukar, pranë Novobërdës në Kosovë, në korrik të vitit 1999, ndaj dy personave.

MPB-ja serbe nuk publikoi identitetin apo shtetësinë e të ndaluarit, duke bërë të ditur vetëm se ai kishte lindur në vitin 1981.

Në përgjigjen dërguar REL-it, Prokuroria për Krime Lufte e Serbisë sqaroi se procedura penale ndodhet në një fazë jo publike. Për këtë arsye, institucioni tha se aktualisht nuk mund të japë të dhëna konkrete për rastin.

Institucionet e Kosovës ende nuk kanë dhënë informacione lidhur me këtë çështje.

Gjatë viteve të fundit, Serbia ka ndaluar në mënyrë të përsëritur shtetas të Kosovës, të cilët i ka dyshuar për krime lufte të kryera në Kosovë gjatë viteve 1998-’99.

Edhe në Kosovë, në vitet e fundit, janë arrestuar dhjetëra serbë nën dyshimet për krime lufte, ndërsa disa prej këtyre rasteve kanë përfunduar me aktgjykime dënuese.

të fundit

VIDEO/ Studentët bllokojnë Rrugën e Durrësit me kangjella, shkatërrojnë reklamat anash rrugës

Vijon aksioni i protestuesve edhe sot më 14 tetor përpara Ministrisë së Arsimit dhe në Rrugën e Durrësit. Pasi shkulën…

10 minutes ago

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten nga sot

Këtë të mërkurë, Bordi i Transparencës, ka caktuar çmimet e reja të shitjes së naftës dhe benzinës në Shqipëri. Sipas…

11 minutes ago

Mourinho rikthen atmosferën e luftës te Real Madridi, kritikat vijojnë

Jose Mourinho ka rikthyer stilin e tij luftarak te Real Madridi, duke dalë hapur në mbrojtje të futbollistëve dhe duke…

17 minutes ago

Socialisti djeg teserën e PS në protestën e studentëve: Nuk e dua më këtë parti

Një qytetar, i cili deklaron se është anëtar i Partisë Socialiste, ka djegur teserën e anëtarësisë gjatë protestës së studentëve,…

17 minutes ago

Hyundai zbulon Bayon-in e ri me pamje më të guximshme dhe teknologji moderne

Hyundai ka prezantuar gjeneratën e re të modelit Bayon në panairin e automjeteve në Paris, duke sjellë një dizajn më…

19 minutes ago

Studenti i Mjekësisë për protestën para Ministrisë së Arsimit: Rama largohet vetëm përmes revolucionit, jam gati edhe të ha një gur

Një student i Mjekësisë, i cili është bërë pjesë e protestës sot para Ministrisë së Arsimit, pohoi për News24 se…

20 minutes ago