Operacioni i fundit i BIA-s në Serbi, që çoi në arrestimin e dy personave, po interpretohet si përpjekje për të ndërtuar një narrativë dezinformuese dhe për të zhvilluar luftë hibride kundër sigurisë kombëtare të Kosovës.
None found
D.C., 46 vjeç, nga Shilova e komunës së Gjilanit, u ndalua në Vranjë, ndërsa N.P., 50 vjeçe, nga Jagodina, u arrestua në këtë qytet. Veprimi u krye dje nga BIA, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë Publike në Jagodinë dhe Administratat Policore të Vranjës e Jagodinës.
Sipas dyshimeve të autoriteteve serbe, të arrestuarit u kanë përcjellë informacione për BIA-n dhe operacionet e saj Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) të Shqipërisë, Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës dhe njësisë së inteligjencës së Policisë së Kosovës.
Eksperti i sigurisë Drizan Shala ka paralajmëruar se institucionet e sigurisë në Kosovë duhet të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në prag të fushatës zgjedhore në Serbi.
Shala vlerëson se këto zhvillime mund të jenë pjesë e një përpjekjeje për destabilizim, të shoqëruar me dezinformim dhe luftë hibride ndaj sigurisë kombëtare të Kosovës.
“Institucionet tona të sigurisë duhet të jenë të kujdesshme dhe më të vëmendshme, sepse tanimë në këtë fazë, para fushatës zgjedhore në Serbi, mund të kemi veprime të ndryshme të tentativave për ta destabilizuar në formën e një kampanje të dezinformimit dhe luftës hibride në drejtim të sigurisë nacionale të Republikës së Kosovës nga strukturat e Serbisë”, tha Shala.
Sipas ekspertit, arrestimet mund të synojnë krijimin e një justifikimi për veprimet e institucioneve serbe, në një kohë kur strukturat e sigurisë së Kosovës kanë ndërmarrë më herët masa për neutralizimin e aktiviteteve të Shërbimit Informativ të Serbisë në Kosovë.
“Arrestimet e bëra nga inteligjenca e Serbisë, me dyshimin se shtetasit e saj janë bashkëpunëtorë të Shërbimit Informativ Shqiptar, edhe një herë dëshmojnë faktin se Serbia tanimë po kërkon të kërkojë një justifikim të plotë sa i përket këtyre aktiviteteve, të cilat ishin bërë nga ana e strukturave tona të sigurisë në Republikën e Kosovës, duke neutralizuar veprimet e Shërbimit Informativ të Serbisë në Kosovë”, u shpreh ai.
Zhvillime të tilla zakonisht shkaktojnë reagime dhe vlerësohen si përpjekje për destabilizimin e vendit.
Teuta - Partizani, Edlir Tetova Teuta mori humbjen e dytë radhazi në “Abissnet Superiore”, 0-1 nga Partizani në “Niko Dovana”,…
Sergio Conceicao pritet të rikthehet në futbollin evropian, kësaj radhe në Turqi, ku është shumë pranë marrjes së drejtimit të…
Ermal Krasniqi ka marrë një tjetër vlerësim të madh për paraqitjen e tij të fundit me Amedsporin, duke u përfshirë…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas denoncimit të Lëvizjes Vetëvendosje në Prokurorinë Speciale lidhur me kontratën e ndriçimit…
Arben Fetoshi, drejtor i Institutit “Octopus”, ka ngritur shqetësime për afrimin ideologjik mes qarqeve ruse dhe disa figurave të teologjisë…
Erion Veliaj ka refuzuar që të marrë pjesë ne seancën e sotme. Veliaj përfaqësohet nga avokati Plarent Ndreca. Kryebashkiaku i…