Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka reaguar me keqardhje për zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës, duke e akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për abuzim me institucionin parlamentar.
None found
Sipas Tahirit, mënyra se si po zhvillohen ngjarjet përbën papërgjegjësi jo vetëm institucionale, por edhe ndaj jetës së qytetarëve.
“Është e dhimbshme të shohësh se si po keqpërdoret institucioni më i rëndësishëm. Skenarët mund të ndryshojnë, por synimi mbetet i njëjtë: cenimi dhe shkelja e rendit kushtetues. Ne e dimë se LVV-ja dhe Kurti i kanë votat e nevojshme për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Qytetarët kanë votuar që institucionet të funksionalizohen. Ajo që po ndodh në Kuvend tregon mungesë të plotë përgjegjësie dhe, në të njëjtën kohë, është papërgjegjësi ndaj jetës së qytetarëve”, ka deklaruar ai.
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë sërish.
Ndërprerja erdhi pasi kryetari i VV-së, Albin Kurti, kërkoi më shumë kohë për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit. Kurti sqaroi se kërkesa lidhet me mungesën e një marrëveshjeje politike.
“Komunikimi dhe takimet e mia, në cilësinë e kryeministrit në detyrë dhe të kryetarit të subjektit fitues, Lëvizjes Vetëvendosje, me drejtuesit e partive të tjera parlamentare kanë vijuar. Ende nuk kemi arritur marrëveshje politike, ndaj ju kërkoj kohë shtesë për të shmangur zgjedhjet e reja”, tha Kurti.
Pas kërkesës së tij, deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, e qëlloi me vezë kryetarin e VV-së, Albin Kurtin. Për shkak të incidentit, kryesuesi Dehari kërkoi që në sallë të hynte sigurimi i Kuvendit.
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka denoncuar projektin “Smart City Albania”, duke ngritur pikëpyetje mbi rritjen e kostos, mungesën…
Arsenali ka përfunduar zyrtarisht nënshkrimin e Bruno Guimaraes nga Newcastle United në një marrëveshje që thuhet se vlen 75 milionë…
Deputeti i PDK Arian Tahiri ka shprehur keqardhje për atë që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës, për siç tha…
Enver Hoxhaj nga PDK, tha se LVV-ja duhet ta propozojë kandidadin për kryeparlamentar dhe të konstituohet Kuvendi, ndonëse e vlerësoi…
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një patrullimi rutinë në rrugën “Zoran Gjingjiq” në Mitrovicën e Veriut ka zbuluar…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar situatën e krijuar në Kuvend pas pamundësisë për konstituimin e…