Categories: kosovë

Ardita Sinani pas vizitës së Vuçiqit në Preshevë: Nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka reaguar pas qëndrimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq në këtë komunë, duke kërkuar që të gjithë banorët të trajtohen në mënyrë të barabartë.

Të lidhura

None found

Sipas Sinanit, Presheva nuk duhet të kujtohet vetëm në rastet kur institucionet qendrore kanë nevojë për të, ndërsa çdo investim që ndikon në përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve, ajo e konsideron të mirëpritur.

“Presheva nuk mund të ketë dy standarde”, ka deklaruar Sinani.

Ajo ka sjellë në vëmendje investimet e kryera nga Komuna e Preshevës në Mamincë, Strezoc, Svinjishtë dhe në vendbanime të tjera, duke nënvizuar se pushteti lokal nuk bën dallime mes qytetarëve në bazë të përkatësisë etnike.

Kryetarja e Preshevës ka thënë se të njëjtin parim barazie që, sipas saj, zbatohet nga komuna, qytetarët presin ta shohin edhe në veprimet e institucioneve qendrore të Serbisë.

“Kemi kërkuar zyrtarisht investime për Shkollën ‘Prof. Ibrahim Kelmendi’, për shkollën në Mamincë, për çerdhen ‘8 Marsi’ dhe për projekte të tjera që lidhen drejtpërdrejt me jetën e qytetarëve tanë”, ka shkruar ajo.

Duke iu referuar projekteve të bëra publike gjatë vizitës së Vuçiqit, Sinani ka pyetur përse qytetarët shqiptarë, sipas saj, duhet të presin me vite për përgjigje, investime dhe realizimin e projekteve nga institucionet qendrore.

“Nuk kërkojmë që të merret nga njëri për t’i dhënë tjetrit. Kërkojmë të mos merret nga shqiptarët për t’u dhënë të tjerëve”, ka deklaruar Sinani.

Ajo ka kujtuar se në Preshevë jetojnë shqiptarë, serbë, romë dhe pjesëtarë të komuniteteve të tjera, të cilët duhet të kenë të gjithë mundësinë për të ndërtuar një jetë më të mirë.

Megjithatë, Sinani ka vlerësuar se përparimi i një komuniteti nuk mund të shërbejë si justifikim për diskriminimin e një komuniteti tjetër.

Komuna e Preshevës, sipas saj, mbetet e gatshme të bashkëpunojë me institucionet e Serbisë, por nuk do të heshtë përballë pabarazive.

“Ne nuk kërkojmë privilegje. Kërkojmë barazi. Nuk kërkojmë më shumë se të tjerët. Kërkojmë të mos marrim më pak”, ka shkruar kryetarja.

Sinani ka bërë të ditur se këtë çështje do të vazhdojë ta ngrejë në Preshevë, Beograd, Prishtinë dhe Tiranë.

“Shqiptarët e Preshevës janë këtu. Janë qytetarë. Kanë nevoja. Kanë të drejta. Dhe nuk do të pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë ose që nuk ekzistojnë fare”, ka përfunduar ajo.

të fundit

E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Luizi i kërkon falje nënës së këngëtares gjatë telefonatës live

Në puntatën e kësaj të premteje në “Live me Luizin”, moderatori Luiz Ejlli riktheu një batutë, ku përmendet edhe Beatrix…

35 seconds ago

Albërie Hadërgjonaj rrëfen ndryshimin e marrëdhënies me ish-bashkëshortin: Nga urrejtja te miqësia

E ftuar sonte në ‘Live me Luizin’, këngëtarja e mirënjohur, Albërie Hadërgjonaj rrëfeu se si kishte ndikuar divorci në jetën…

1 minute ago

AARC dhe kongresisti Gregory Meeks diskutojnë për Kosovën, Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor

Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC) është takuar me kongresistin amerikan Gregory Meeks, me të cilin ka diskutuar për Kosovën, Shqipërinë,…

6 minutes ago

BMW nis prodhimin e baterive të reja në fabrikën e Bavarisë

BMW Group ka hapur fabrikën e re të baterive në Irlbach-Straßkirchen, në Bavari të Gjermanisë, duke nisur prodhimin në seri…

11 minutes ago

Përfundon operacioni i të plagosurit me armë zjarri, gjendja vijon të jetë e rëndë dhe stabile

Një pacient i plagosur me armë zjarri, i lindur në vitin 1978, është operuar pas pranimit në Spitalin e Gjilanit.…

17 minutes ago

Kurti meets Italian Ambassador Maurizio Antonini

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini, nga i cili pranoi urime…

21 minutes ago