Categories: kosovë

Apeli shtyn shqyrtimin e rastit të vrasjes së Valmir Breznicës, Arsim Syla u dënua me 22 vjet burg

Seanca e Gjykatës së Apelit, e paraparë për 28 tetor në çështjen ndaj Arsim Sylës, është shtyrë për shkak se pala e dëmtuar ende nuk ka caktuar një avokat të ri. Syla është dënuar me 22 vjet burgim për vrasjen e Valmir Breznicës në një supermarket në Podujevë.

Kryesuesi i trupit gjykues, gjyqtari Skender Qoqaj, tha se gjykata kishte komunikuar me palët e dëmtuara dhe se ato kishin treguar interesim të madh për të qenë të pranishme në seancë.

Të lidhura

None found

Avokati që i përfaqësonte më herët palët e dëmtuara është privuar nga licenca prej Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK), ndërsa një përfaqësues tjetër ligjor nuk është angazhuar deri tani. Gjykata njoftoi gjithashtu se ankesa e dorëzuar në emër të tyre ishte hedhur poshtë si e palejuar, pasi avokati që e kishte paraqitur nuk kishte licencë të vlefshme.

Besnik Berisha, avokati mbrojtës i Arsim Sylës, nuk u shpreh kundër shtyrjes. Ai tha se palës së dëmtuar duhet t’i jepet mundësia t’i ushtrojë të drejtat e saj.

“Ata kanë të drejtë të dëgjohen, sado që u nevojitet kohë, sepse vendimi në fund, pa iu siguruar palës së dëmtuar mbrojtja, nuk mund të jetë as i drejtë dhe as i ligjshëm. E mirëpres vendimin e këtij kolegji”, deklaroi Berisha.

Vrasja ndodhi më 11 shtator 2023 në supermarketin “Interex” në Podujevë. Aty u vra 34-vjeçari Valmir Breznica, i cili në atë kohë ishte me bashkëshorten dhe djalin katërvjeçar. Nga të shtënat me armë zjarri u plagos edhe bashkëshortja e tij.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Arsim Syla dyshohej se kishte nxitur djalin e tij të mitur, Lordi Syla, ta vriste Breznicën, si hakmarrje për një konflikt të mëhershëm. Prokuroria pretendon se Arsim Syla e kishte drejtuar të birin te viktima dhe se i mituri kishte qëlluar disa herë me armë zjarri.

Arsim Syla i ka mohuar akuzat dhe pretendimet se kishte planifikuar ose nxitur vrasjen.

Më 26 shkurt 2026, Gjykata Themelore në Prishtinë e shpalli fajtor dhe e dënoi me 22 vjet burgim. Vendimin e mori trupi gjykues i drejtuar nga gjyqtarja Fatime Dermaku, me Gent Bekën dhe Sulltane Hotin si anëtarë. Në dënim iu përfshi edhe koha e kaluar në paraburgim.

Pas ankesës ndaj aktgjykimit, rasti iu dërgua Gjykatës së Apelit. Seanca e 28 tetorit nuk vazhdoi për shkak të mungesës së përfaqësimit ligjor të palës së dëmtuar.

Personat e përmendur në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim gjyqësor të formës së prerë.

të fundit

Vora dhe Vllaznia përballen në kërkim të fitores së vetme që u bën punë

Vora - Vllaznia VORA 0-0 VLLAZNIA“Abissnet Superiore”: Java 9-tëStadiumin: “FK Vora”Arbitër: Kreshnik Cjapi  FORMACIONET ZYRTARE:VORA: Harizaj; Zuna, Shehi, Shiba, Dionellis, Kashari,…

2 minutes ago

Pesë sfidat e Kategorisë së Parë në zhvillim: Pogradeci përballë Orikut, këto janë rezultatet

Kategoria e ParëKanë nisur 5 ndeshjet e sotme të Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e 8-të, të gjitha…

3 minutes ago

Real Madridi shqyrton ofertë deri në 150 milionë euro për Bukayo Sakan

Real Madridi po planifikon një tjetër goditje të madhe në tregun e transferimeve, me yllin e Arsenalit, Bukayo Saka, që…

4 minutes ago

Gjykata Administrative e Apelit pezullon bojkotin e avokatëve në GJKKO: Kthehuni në seanca

Gjykata Administrative e Apelit ka pezulluar vendimin e Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë për bojkotin e proceseve gjyqësore. Vendimi i…

11 minutes ago

Charles III uron Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka marrë një mesazh urimi nga mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III,…

15 minutes ago

Aksidenti tragjik në Spanjë detyron shtyrjen e 24 ndeshjeve të futbollit

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka shtyrë të 24 ndeshjet e raundit të parë të Kupës së Mbretit që ishin…

15 minutes ago