Gjykata e Apelit e ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke liruar nga akuzat Ragip Begajn, ish-kryetar i Malishevës, ish-ministrin Bajram Hasani, si dhe Bashkim Krasniqin e Malë Krasniqin.
None found
Në shkallën e parë, Begaj dhe Hasani ishin dënuar me nga 2 vite e gjysmë burgim, ndërsa Bashkim Krasniqit dhe Malë Krasniqit u ishin shqiptuar dënime prej nga dy vitesh.
Ata ishin shpallur fajtorë për kryerjen në bashkëkryerje të veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Rasti lidhej me pretendimet e Prokurorisë për planet e ndërtimit të Zonës Ekonomike të Malishevës.
Sipas Apelit, shqyrtimi i aktgjykimit të kundërshtuar, pretendimeve të paraqitura në ankesë dhe provave të administruara ka treguar se gjendja faktike për Ragip Begajn, Bajram Hasanin, Bashkim Krasniqin dhe Malë Krasniqin ishte përcaktuar në mënyrë të gabuar. Gjykata vlerësoi se nuk ishte dëshmuar që ata e kishin kryer veprën penale për të cilën qenë shpallur fajtorë.
Në njoftimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës bëhet e ditur gjithashtu se, duke vepruar lidhur me ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe sipas detyrës zyrtare, është ndryshuar aktgjykimi edhe në pjesën për të ndjerin Hajdin Berisha. Procedura penale ndaj tij është pushuar për shkak të vdekjes, ndërsa pjesa e ankesës që i referohej Berishës ka mbetur pa objekt.
Apeli, ndërkaq, e ka hedhur poshtë si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Speciale dhe ka lënë në fuqi pjesën liruese të aktgjykimit për Faton Thaqin, Malë Krasniqin, Nazmi Kafexhollin dhe Ahmet Rrahmanajn.
Partia në pushtet, OBRM-PDUKM ka drejtuar akuza të reja ndaj LSDM-së dhe liderit të partisë, Venko Filipçe, lidhur me rastin…
Zgjerimi i operacioneve hibride të Rusisë në Evropë, përmes sabotimeve, sulmeve kibernetike, ndërhyrjeve të fshehta dhe fushatave të dezinformimit, ka…
Pas gati pesë vitesh ndarje, qindra qytetarë ukrainas janë kthyer në territorin e kontrolluar nga Ukraina, pas evakuimit nga qyteti…
Fitorja e demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka sjellë reagime nga qeveri dhe politikanë…
Sulmuesi brazilian i Barcelonës, Raphinha, ka arritur një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e tij, duke barazuar një rekord…
Media franceze La Releve et La Peste, i ka kushtuar një artikull të gjatë protestave në Shqipëri, duke analizuar shndërrimin…