Gjykata e Apelit në Prishtinë ka lënë në fuqi aktakuzën për korrupsion të ngritur ndaj zëvendëskryeministrit Fikrim Damka, shtatë muaj pasi Gjykata Themelore e kishte refuzuar atë.
Damka aktualisht është zëvendëskryeministër i tretë në Qeverinë “Kurti 4”, përgjegjës për çështjet e pakicave dhe bashkëpunimin.
None found
Sipas Prokurorisë Speciale, Damka si ministër i Zhvillimit Rajonal dhe Besim Kamberaj në cilësinë e ushtruesit të detyrës së sekretarit të kësaj ministrie, u kanë mundësuar jashtëligjshëm përfitimin e një milioni eurosh për “Caritasin Zviceran” dhe për organizatën “Germin”, gjatë periudhës 2021-2022.
Në njoftim thuhet se Apeli e ka konfirmuar aktakuzën për veprën penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare” ndaj Damkës dhe Kamberajt, pavarësisht se Themelorja e kishte pushuar procedurën me arsyetimin se nuk ishin plotësuar kushtet për vazhdim për shkak të mungesës së provave.
Kolegji gjykues i Apelit ka vlerësuar se aktvendimi i shkallës së parë është nxjerrë në kundërshtim me rregullat e procedurës penale, duke konstatuar shkelje thelbësore sipas nenit 384 të Kodit të Procedurës Penale.
Po ashtu, Apeli ka gjetur se provat e çështjes në këtë fazë të procedurës krijojnë dyshim të bazuar mirë se të pandehurit e kanë kryer veprën penale për të cilën ngarkohen dhe se provat janë siguruar e mbledhur në përputhje me ligjin.
Për këtë arsye, sipas njoftimit, Gjykata e Apelit ka vendosur që procedura penale ndaj të njëjtëve të vazhdojë në fazën e shqyrtimit gjyqësor.
Deputeti i PD-së Saimir Korreshi i pranishëm në protestë tha se me 50 milionë eurot që vodhi Balluku, do të…
Marcus Rashford po kalon një periudhë të vështirë te Manchester Unitedi, pasi ende nuk ka shënuar gol apo asistuar në…
Protesta para Kryeministrisë është shoqëruar me tensione, pasi protestuesit kanë hedhur vazhdimisht molotov në drejtim të godinës së institucionit. Pak…
Trupa akademike dhe pedagogë të shumtë i janë bashkuar zyrtarisht marshimit të sotëm të studentëve, duke e cilësuar kauzën e…
Kanali zyrtar televiziv i Real Madridit, RMTV, ka kritikuar ashpër Barcelonën dhe gjykimin në La Liga, vetëm pak ditë para…
Raphinha ka marrë rolin e liderit te Barcelona, duke u përpjekur të ngritë moralin e skuadrës pas humbjes 4-2 ndaj…