Categories: kosovë

Apeli i liron nga akuzat Agim Çekun dhe të gjithë të përfshirët në rastin “Veteranët

Gjykata e Apelit e Kosovës ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë në çështjen “Veteranët”, duke i liruar nga akuza Agim Çekun dhe nëntë ish-anëtarë të Komisionit Qeveritar për Verifikimin e Veteranëve. Po ashtu, ka mbetur në fuqi lirimi i Nuredin Lushtakut dhe Smajl Elezajt.

Të lidhura

None found

Kolegji penal i Departamentit Special të Apelit ka pranuar ankesat e mbrojtjes dhe ka ndryshuar aktgjykimin e 12 shtatorit 2025. Me atë vendim, dhjetë të akuzuarit ishin shpallur fajtorë dhe ishin dënuar me nga një vit burgim.

Të liruar nga akuza janë Agim Çeku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Sipas vlerësimit të Apelit, nuk është dëshmuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje.

Ndërkohë, ankesa e Prokurorisë Speciale kundër vendimit lirues për Nuredin Lushtakun dhe Smajl Elezajn është refuzuar si e pabazuar. Të dy ishin liruar nga akuza që në procedurën e shkallës së parë.

Me këtë vendim, të 12 personat që ishin pjesë e këtij procesi janë liruar nga akuzat. Vendimi është raportuar më 11 shtator, ndërsa aktgjykimi i Apelit është i datës 9 shtator 2026.

Prokuroria kërkonte dënime më të ashpra

Prokuroria Speciale kishte kërkuar shpalljen fajtorë të Nuredin Lushtakut dhe Smajl Elezajt, si dhe rritjen e dënimeve për dhjetë të akuzuarit e tjerë që ishin dënuar në shkallën e parë.

Megjithatë, Apeli ka vendosur ndryshe. Ankesa e Prokurorisë për pjesën liruese është hedhur poshtë, ndërsa kërkesa për dënime më të rënda ka mbetur pa objekt pasi është nxjerrë vendimi lirues.

Shpenzimet e procedurës penale do të paguhen nga mjetet buxhetore. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është udhëzuar që çdo kërkesë eventuale pasurore-juridike ta parashtrojë përmes një kontesti civil.

Për çfarë akuzoheshin?

Procesi kishte të bënte me njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, si edhe të kategorive të tjera të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në aktakuzë pretendohej se të akuzuarit, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit Qeveritar, kishin tejkaluar autorizimet ose nuk kishin kryer detyrat zyrtare, duke u mundësuar personave të tjerë që të përfitonin në kundërshtim me ligjin statusin e veteranit.

Mbrojtja kishte mohuar përgjegjësinë individuale të të akuzuarve, duke theksuar se kontrolli i aplikacioneve ishte kryer në terren nga strukturat dhe përmes zinxhirit komandues të zonave operative.

Në përfundim, Gjykata e Apelit ka vlerësuar se nuk është provuar kryerja e veprës penale për të cilën akuzoheshin të pandehurit.

të fundit

Enio Jaço ngre alarmin për zhvillimet në vend: Balluku nën akuza, Vlora Hyseni në arrest dhe hetime për lidhje mes krimit e pushtetit

Zhvillimet e fundit në vend kanë sjellë një reagim nga ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, i cili…

11 minutes ago

A e vrau Hitleri mbesën e tij? Dokumente arkivore tronditëse rihapin misterin gati 100-vjeçar

Një sërë dokumentesh arkivore të zbuluara herë pas here ngre dyshime të forta që Adolf Hitleri mund të ketë vrarë…

15 minutes ago

Roberto Carlos rrëfen si mbeti pothuajse pa asgjë: Agjentët dhe familja më shkatërruan financiarisht

Legjenda braziliane e futbollit, Roberto Carlos, ka rrëfyer se gjatë karrierës së tij humbi deri në 99 përqind të parave…

15 minutes ago

Ursula von der Lajen të premten viziton Shkupin

Komisioni Evropian në brifingun e së premtes me gazetarët e konfirmoi turneun e presidentes Ursula Von der Lajen në Ballkanin…

20 minutes ago

Filipçe paralajmëron: Rrezik që Maqedonia të izolohet nga rruga evropiane

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në takimin e sotëm me delegacionin nga Senati i Republikës së Francës, shprehu shqetësim serioz…

20 minutes ago

Nata e dhjetë e protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, mbështetje për UÇK-në dhe drejtuesit e saj në Hagë

Edhe sonte, natën e dhjetë me radhë qytetarët u mblodhën në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën “Jo në emrin…

28 minutes ago