Categories: kosovë

Apeli e zbut në 1 vit burg dënimin për Dejan Pantiqin në rastin e sulmit ndaj zyrave të KKZ-së, lë në fuqi pjesën tjetër të aktgjykimit

Gjykata e Apelit ka vendosur ta ulë nga 2 në 1 vit burgim dënimin ndaj Dejan Pantiqit për akuzën që lidhet me sulmin terrorist kundër zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut, në dhjetor të vitit 2022. Pjesa tjetër e aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë është vërtetuar, përfshirë dënimet prej nga 5 vjet burgim për Milun Milenkoviq dhe Aleksandër Vllajiq, si dhe lirimin nga akuza të Miomir Vakiqit.

Të lidhura

None found

Më 28 korrik 2025, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte nxjerrë aktgjykim dënues ndaj Dejan Pantiqit, Milun Milenkoviqit dhe Aleksander Vlajiqit. Me atë vendim, Pantiq ishte dënuar me 2 vjet burgim, ndërsa Milenkoviq dhe Vllajiq me nga 5 vjet secili, kurse Miomir Vakiq ishte liruar nga akuza, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Lidhur me këtë rast, Gjykata e Apelit kishte mbajtur seancë më 28 prill 2026 për t’i dëgjuar pretendimet ankimore të palëve.

Vendimi i shkallës së dytë është marrë nga trupi gjykues i përbërë nga Ferit Osmani si kryetar i kolegjit, si dhe Albina Shabani-Rama dhe Avni Mehmeti si anëtarë.

Ndërkaq, kujtojmë se më 5 qershor 2026, Vllajiq ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë edhe për veprën penale të spiunazhit dhe ishte dënuar me 5 vjet burgim, pasi kishte pranuar se kishte qenë agjent i BIA-s.

Sa i përket të akuzuarit Milun Milenkoviq, Apeli ka vlerësuar ankesën e mbrojtjes së tij dhe ka konstatuar se dispozitivi i vendimit nuk ka nevojë të përmbajë në mënyrë të shprehur formën e fajësisë, për sa kohë që aty jepet një përshkrim i qartë i veprës penale, bashkë me të gjitha faktet dhe rrethanat përkatëse.

Sipas Apelit, në këtë rast forma e fajësisë nuk përcaktohet vetëm formalisht përmes termave si “dashje e drejtpërdrejtë” ose “dashje eventuale”, por del nga përshkrimi faktik i veprimeve të të akuzuarit, mënyra se si ato janë kryer, sjellja e tij para, gjatë dhe pas veprës, si edhe nga tërësia e provave të shqyrtuara gjatë procesit gjyqësor.

Gjykata e Apelit ka vlerësuar gjithashtu se provat e administruara në gjykimin e shkallës së parë nuk janë të ndara nga njëra-tjetra, por formojnë një zinxhir provues të pandërprerë.

Nga ndërlidhja e këtyre provave, sipas Apelit, rezulton se Milun Milenkoviq ka qenë i pranishëm në të gjitha momentet kyçe të ngjarjes: gjatë fazës së grumbullimit të grupit, në çastin e eskalimit pranë automjetit të emergjencës, si dhe më pas në lëvizjen e koordinuar drejt objektit që u sulmua.

Në vendimin e saj, Apeli ka theksuar se i pranon plotësisht si të drejta dhe të bazuara gjetjet e Gjykatës Themelore, duke vlerësuar se është provuar përtej dyshimit të arsyeshëm që Milenkoviq nuk ishte vetëm prezent në vendin e ngjarjes, por kishte marrë pjesë aktivisht në sulmin e organizuar ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut.

Po ashtu, si të pabazuar Apeli e ka cilësuar pretendimin se fajësia e Milenkoviqit nuk mbështetet në prova materiale apo personale, duke arsyetuar se provat e lëndës krijojnë një varg logjik dhe të pandërprerë që çon në përfundimin se ai ka marrë pjesë në kryerjen e veprës terroriste.

Për të akuzuarin Alesandër Vllajiq, Apeli ka konstatuar se gjykata e shkallës së parë ka vërtetuar bindshëm praninë e tij në vendngjarje më 6 dhjetor 2022, në bashkëkryerje me të akuzuarin tjetër në këtë çështje penale, Milenkoviq, si dhe me të dyshuar të tjerë në arrati.

Sipas vendimit, shkalla e parë ka ndërtuar një gjendje faktike të qëndrueshme, të qartë dhe të mbështetur në prova që ndërlidhen mes vete, e që e plotësojnë njëra-tjetrën dhe përjashtojnë çdo dyshim të arsyeshëm se prania e Vllajiqit ka qenë pasive ose rastësore.

Nga të gjitha provat, thuhet në vendim, rezulton se Aleksandar Vllajiq ka qenë në vendin e ngjarjes, ka vëzhguar, ka fotografuar, ka komunikuar me telefon në momentin vendimtar të ardhjes së policisë dhe të zyrtarëve zgjedhorë, si dhe ka ndihmuar në mobilizimin e mëtejmë të turmës.

Për këtë arsye, Apeli ka vlerësuar se gjendja faktike është sqaruar në mënyrë të drejtë, të plotë dhe të besueshme, ndërsa pretendimet e mbrojtjes nuk arrijnë ta rrëzojnë përfundimin e gjykatës së shkallës së parë as në planin faktik, as në atë logjik e juridik.

të fundit

Trump raises the Greenland issue again: The territory, he says, should be controlled by the US, not Denmark

Donald Trump ka rikthyer në vëmendje qëndrimin e tij për Groenlandën, duke deklaruar se ky territor duhet të jetë nën…

9 seconds ago

Video/American tourist robbed in the heart of Milan, incident happened just meters from a police station

Në qendër të Milanos, një turist amerikan është bërë objekt i një grabitjeje, në një episod që ka shtuar shqetësimet…

16 seconds ago

“The biggest mistake was bringing Vjosa Osmani back” – analyst mentions Agim Veliu and criticizes Abdixhiku

Pas rezultatit të zgjedhjeve të fundit, në LDK janë intensifikuar zërat që kërkojnë ndryshime në udhëheqjen e partisë. Sipas burimeve…

56 seconds ago

Mikel Merino godet sërish në çastin vendimtar: goli kundër Portugalisë i mbylli Ronaldos aventurën në Kupën e Botës

Mikel Merino u shndërrua sërish në heroin e Spanjës. Mesfushori spanjoll shënoi golin vendimtar në fitoren 1-0 ndaj Portugalisë, duke…

10 minutes ago

Hapet një gropë e madhe në Barcelonë, banorët e pesë pallateve nxirren nga shtëpitë

Të martën në mëngjes, në lagjen Sant Gervasí-La Bonanova të Barcelonës u krijua një gropë e madhe me diametër rreth…

10 minutes ago

AMP godet një aktivitet të dyshuar të paligjshëm bastesh sportive pranë Fushë-Krujës, sekuestrohen pajisje elektronike

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, AMP, ka zhvilluar këtë të martë operacionin e koduar “Basti i Fundit”, në kuadër të goditjes…

11 minutes ago