Categories: kosovë

Analisti paralajmëron zhvillimet politike nëse partitë nuk arrijnë marrëveshje, zbulohen edhe prapaskenat

Pas certifikimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, skena politike ka hyrë në fazën e lëvizjeve të para për krijimin e institucioneve të reja. Vëmendja tashmë është përqendruar te negociatat ndërmjet partive dhe te mundësia e ndërtimit të një marrëveshjeje për qeverisje.

Të lidhura

None found

Në një rrethanë ku çdo votë dhe çdo partneritet mund të peshojë shumë, mbetet ende e paqartë se deri ku do të shkojnë kompromiset mes subjekteve politike dhe nëse do të ketë dakordim apo vazhdim të bllokadës politike. Po ashtu, dilemë mbetet edhe se cila parti mund të bashkëpunojë më lehtë me Lëvizjen Vetëvendosje dhe mbi çfarë kushtesh mund të ndërtohet ky bashkëpunim.

Për këtë temë, në një prononcim për “Bota sot”, analisti politik Gani Qarri tha se, tash kur kanë nisur kontaktet mes partive, ai shpreson që të arrihet një marrëveshje politike.

Sipas tij, nëse kjo nuk ndodh, qytetarët mund të detyrohen të kthehen sërish te kutitë e votimit për zgjedhje të reja.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), rreth një muaj pas mbajtjes së tyre, ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, por nëse ato kanë sjellë vërtet edhe zgjidhje, kjo varet nga partitë politike, gjë që pritet të shihet së shpejti, pasi tashmë kanë filluar bisedimet dhe, kësaj radhe, ato do të duhej përfundimisht të arrinin një marrëveshje, qoftë për bashkëqeverisje, apo të paktën për zgjedhjen e një presidenti konsensual.

Përndryshe, nëse sërish nuk arrihet marrëveshja dhe qytetarët detyrohen përsëri t’u drejtohen kutive të votimit, secili subjekt politik dhe çdo udhëheqës politik vendor, para se të vendosë për përsëritjen e zgjedhjeve, duhet ta arsyetojë mirë veprimin e tij dhe t’ua shpjegojë qartësisht qytetarëve se çfarë do të ndodhë pas zgjedhjeve të radhës. Përndryshe, qytetarët mund t’i bojkotojnë në mënyrë masive zgjedhjet dhe të mos u përgjigjen më thirrjeve të politikanëve për pjesëmarrje në votime”, deklaroi ai.

Duke komentuar pozitën e LDK-së, Qarri theksoi se kjo parti, sipas vlerësimit të tij, nuk duhet ta vendosë si kusht për LVV-në kandidimin e Vjosa Osmanit për presidente, pasi një qasje e tillë mund të shkaktojë reagime te partitë e tjera.

“Nga ana tjetër, edhe LDK-ja nuk duhet të dalë me kushtëzimin që Vjosa Osmani medoemos të jetë kandidate për presidente të vendit, ngase kjo shkakton reagime te partitë e tjera dhe sjell një ripozicionim të të gjithë spektrit politik në vend, akt i cili mund të nxisë kundërshtime nga disa anë. Kur dihet se PDK-ja, edhe pas zgjedhjeve të kaluara, ishte kundër kandidaturës së zonjës Osmani, ndërsa AAK-ja, ose të paktën Ramush Haradinaj personalisht, është vetofruar po ashtu për postin e presidentit, pa harruar këtu edhe problemet e saj me LVV-në, bazuar në arsyet e lartcekura, nëse jo të gjitha, të paktën dy ose tri parti mund të dalin kundër kandidaturës së Vjosa Osmanit, gjë që rrezikon edhe arritjen e marrëveshjes.”

Më tej, ai foli edhe për situatën që e pret vendin, duke nënvizuar se dy partitë më të mëdha opozitare po kalojnë vështirësi të brendshme.

Në veçanti, ai u përqendrua te LDK-ja dhe kundërshtimet ndaj kryetarit të saj. Sipas tij, këto ndarje të brendshme mund të ndikojnë edhe në procesin e votimit të presidentit, në rast se arrihet një marrëveshje eventuale me LVV-në.

“Sido që të variojnë përpjekjet që aktualisht po zhvillohen për arritjen e një marrëveshjeje të mundshme ndërpartiake për zgjedhjen e presidentit, ajo që dihet është fakti se të dy partitë kryesore opozitare vazhdojnë të përballen me probleme të brendshme. Madje, kryetari aktual i LDK-së, ndërsa thuhet se janë mbledhur mbi 150 nënshkrime për mbajtjen e Kuvendit dhe numri i tyre vijon të rritet, për një kohë të shkurtër mund të mos jetë më personi valid për bisedime në emër të LDK-së. Ndaj, edhe nëse Abdixhiku nuk shkarkohet tërësisht nga pozita e kryetarit, atij mund të mos i binden të gjithë deputetët e partisë për votimin e presidentit ose, për aq më keq, nga thellimi i mospajtimeve mund të krijohen edhe fraksione më vete e të ndahet përfundimisht partia, gjë që e bën edhe më të pasigurt çfarëdo marrëveshjeje që mund të arrihet mes LVV-së dhe LDK-së, e cila, fatkeqësisht, për momentin ndodhet vërtet në një agoni të plotë.

Habit fakti se vrulli i problemeve të ngritura brenda LDK-së shpërtheu pikërisht në kohën kur kryetari aktual i saj u deklarua i gatshëm për arritjen e një marrëveshjeje ndërpartiake me LVV-në, për të mos e çuar vendin sërish në zgjedhje të reja, të cilat përsëri mund të mos sjellin zgjidhje, madje ta komplikojnë edhe më tepër situatën politike në vend. Për këtë arsye lind edhe dyshimi se problemi i shfaqur aktualisht në LDK nuk erdhi vetëm si pasojë e pakënaqësive me rezultatet e zgjedhjeve nacionale të 7 qershorit, por duket sikur ka forca brenda kësaj partie që këtë mënyrë të papritur veprimi e kanë zgjedhur pikërisht si formë për ta penguar koalicionin e mundshëm të bashkëqeverisjes mes LDK-së dhe LVV-së, si dhe zgjidhjen e çështjes së zgjedhjes së presidentit të vendit”, shtjelloi ai.

Sipas Qarrit, duke parë zhvillimet aktuale, negociatat mes partive nuk pritet të jenë aspak të lehta. Ai la të hapur edhe mundësinë që vendi të përballet sërish me bllokadë politike.

Analisti ndaloi edhe te kontaktet mes LVV-së dhe PDK-së, duke theksuar se këto bisedime nuk duhet të mbyllen pa një marrëveshje politike.

“Duke pasur parasysh se edhe në këto momente vendimtare gjendja nuk është aspak e thjeshtë dhe dihet mirëfilli se procesi i zgjedhjes së presidentit përsëri ka potencial të fuqishëm bllokues, i cili, përveçse mund të prodhojë sfida të reja politike, mund të çojë sërish në rikthimin e ngërçeve politike dhe në përsëritjen e zgjedhjeve të parakohshme, kryeministri dhe partia fituese duhet të përqendrohen tani më tepër se herën e kaluar te bisedimet me PDK-në, sepse vendi është vonuar shumë dhe Kosova nuk ka më kohë për të humbur, as luksin për të shkuar përsëri në zgjedhje të parakohshme.

Dhe, nëse kushtëzimet e Bedri Hamzës nuk janë kundër interesave të vendit dhe nuk paraqesin pengesa për funksionimin normal të Qeverisë dhe institucioneve të shtetit, bisedimet nuk duhet të përfundojnë pa marrëveshje, por duhet të bëhen kompromiset e nevojshme për hir të Kosovës dhe nxjerrjes së vendit nga gjendja e tanishme e palakmueshme politike dhe institucionale, nga e cila askush nuk ka leverdi dhe humbim të gjithë. Prandaj, është momenti vendimtar që tri partitë kryesore të hyjnë në bisedime për gjetjen e zgjidhjes dhe jo për prodhimin e arsyetimeve, me qëllimin perfid që vendi sërish të detyrohet të shkojë në zgjedhje, ndërsa pjesëmarrja fiktive e kryetarëve partiakë në takimet me kryeministrin të keqpërdoret, si herën e kaluar, për hedhjen e fajit te pala tjetër për mosarritjen e marrëveshjes.”

Në përfundim, Qarri përmendi edhe rrezikun që sjell një tjetër bllokadë politike dhe apeloi publikisht që të paktën kësaj here partitë të dakordohen për zgjedhjen e një presidenti konsensual.

Ai shtoi po ashtu se presidenti i vendit duhet të zgjidhet nga populli, përmes ndryshimeve të nevojshme kushtetuese.

“Duke e ditur se kjo nuk është legjislatura e parë që mund ta çojë Kuvendin sërish në prag të shpërbërjes, apo edhe te vetëshpërbërja, pikërisht për shkak të mosmarrëveshjeve për zgjedhjen e presidentit, nëse nuk arrihet marrëveshje dhe u lihet sërish hapësirë partive politike që seancat e Kuvendit të dështojnë përsëri njëra pas tjetrës, ‘në mungesë kuorumi’, ndërsa palët u rikthehen qëllimisht pretendimeve tanimë të njohura për ta fajësuar njëra-tjetrën se po ua imponojnë qytetarëve shkuarjen në zgjedhje dhe kthimin te kutitë e votimit për herë të dytë brenda këtij viti dhe për të katërtën herë brenda më pak se dy vjetësh, kjo vërtet do të ishte një nga sfidat më të mëdha për vendin dhe një nga aktet më të padëshirueshme për shtetin dhe qytetarët, pasojat e rënda të së cilës paraprakisht nuk mund t’i parashikojë askush me saktësi, gjë që uroj të mos ndodhë.

Nisur nga përvoja e hidhur e mosmarrëveshjeve ndërpartiake për zgjedhjen e presidentit në Kuvend, të cilat e kanë çuar Kosovën disa herë me radhë në zgjedhje të parakohshme, bëjmë thirrje publike që të paktën kësaj radhe të arrihet marrëveshja ndërpartiake për një president konsensual. Menjëherë pas zgjedhjes së presidentit duhet të sigurohet shumica e dyfishtë dhe të votohen medoemos në Kuvend amendamentet për ndryshimet e nevojshme kushtetuese nga legjislativi i ri, në mënyrë që, tani e tutje, presidenti i shtetit të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli dhe jo më nga Kuvendi, nëse duam që gjendje të tilla kaq negative për Kosovën të mos përsëriten edhe në të ardhmen, pas mbajtjes së zgjedhjeve nacionale në vendin tonë”, përmbylli Gani Qarri për “Bota sot”.

të fundit

Nëna e një prej vajzave që dhunuan 17-vjeçaren: Vajza ime ka nevojë për trajtim, drejtoria na tha “zhdukuni”

Nëna e një prej vajzave të cilat dhunuan një 17-vjeçare para pak ditësh, ka kërkuar që e bija të kurohet.…

5 minutes ago

Autopsia nxjerr asfiksinë si shkak të vdekjes së 43-vjeçares amerikane në Irlandë, partneri 28-vjeçar iku drejt Turqisë para zbulimit të krimit

Zhvillime të reja janë bërë publike për vrasjen e 43-vjeçares amerikane Jamie Carney, e cila u gjet pa shenja jete…

10 minutes ago

Lidhja Shqiptare zhvilloi Kuvendin e saj të parë dhe zgjodhi drejtuesit e rinj

Lidhja Shqiptare ka zhvilluar mbrëmjen e së shtunës në Strugë mbledhjen e parë konstituive të Kuvendit të partisë, ku u…

11 minutes ago

Analiza e Reuters: Si mungesa e Mojhtaba Khameneit të Iranit po bëhet një barrë për Republikën Islamike

Reuters ka publikuar një analizë mbi mungesën e Mojtaba Khameneit, duke e cilësuar atë si një mister që po thellohet…

12 minutes ago

Killing of 50-year-old Edmond Sula in Vorë, lead being investigated by police revealed, suspect believed to have…

Edmond (Ali) Sula, i ekzekutuar në orët e para të së dielës pranë portës së banesës së tij në Vorë,…

19 minutes ago

Vrasja e 50-vjeçarit Edmond Sula në Vorë, zbulohet pista që po heton policia, dyshohet se autori…

Edmond (Ali) Sula, i ekzekutuar në orët e para të së dielës pranë portës së banesës së tij në Vorë,…

43 minutes ago